• |
ide | kryesore

Top Channel nxjerr bllof Ramën për përmbytjet

Kryesore



Për tu shmangur nga dështimet e tij Rama tashmë është mësuar të gënjejë. Ashtu si me çështjen e kanabisit, edhe më përmbytjet, Rama, pa dalë mirë bilanci, shprehet se falë investimeve të qeverisë së tij u bë e mundur shmangia e një katastrofe dhe u reduktuan dëmet.

Ndryshe nga dy vite më parë ku përmbytjet nuk kanë shkaktuar ato situata surreale të 2015.  Dëmet i kemi të reduktuara krahasur me dy vite më parë”.  Kështu shprehet kryeministri Rama për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fudnit në vend.

Por ndryshe nga Rama, Top Channel shkruan se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet këtë vit janë më të larta se në vitin 2015.

Në një kronikë Top Channel shkruan se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive.

Top Channel krahason të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile për bilancin e dy përmbytjeve. Sipas shifrave, rezulton se këtë vit numri i shtëpive të përmbytura është 4700 ose gati 7 herë më i madh nga ai që ishte dy vjet më parë.

Edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur këtë herë është më e lartë. Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë. Dëmet këtë vit kanë qenë më të mëdha edhe në objektet publike. Sipas të dhënave këtë herë janë përmbytur 56 shkolla nga 16 që u përmbytën dy vjet më parë, ndërsa urat e dëmtuara kanë qenë 65 nga vetëm 10 që ishin në vitin 2015. I vetmi bilanc pozitiv nga krahasimi i dy përmbytjeve rezulton ai i bizneseve, të cilat këtë vit janë përmbytur më pak nga 300 që ishin në 2015-ën në vetëm 40 këtë herë.”

Top Channel vazhdon më tej dhe përse shkaktohen përmbytjet. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të mosndërhurjeve në argjinaturat e lumenjvë si dhe mungesa e studimeve. Në këtë pikë ekspertët shprehen se shteti është kthyer më shumë në një shkaktar të përmbytjeve, se sa mbrojtës i qytetarëve nga to.

Përse përmbytemi? Nga mbyllja e instituteve, te ndërhyrjet pa kriter në lumenj

Në fillim të këtij viti, qeveria shpërndau 61 ekskavatorë të rinj për bashkitë e vendit, të cilat sipas kryeministrit do garantonin ujitjen e tokave por dhe do të shmangin përmbytjet.

“Ambicia jone dhe objektivi ynë që do të realizohet brenda këtij viti është që të mos ketë asnjë parcelë ku uji të mos shkojë dhe kullimi të mos jetë i garantuar”, – tha Kryeministri Rama.

Por kur nuk është mbushur asnjë vit nga mbërritja e flotës së ekskavatorëve siç e pati quajtur Kryeministri, Shqipëria u përmbyt sërish. Madje këtë herë dëmi është disa herë më i lartë.

“Në radhë të parë duhet bërë një studim i plotë për të evidentuar gjendjen e argjinaturave. Kur është e mundur të bëhen riparime të argjinaturave, ndërsa atje ku mungojnë të ndërtohen argjinatura të reja”, – shprehet Vladimir Agalliu, ekspert hidroteknik për argjinaturat.

Dhimtër Vogli, i cili ka drejtuar institutin e studimeve të bonifikimit thotë se shumë nga lumenjtë problematikë kërkojnë ndërhyrje në themel.

“Argjinaturat e Vjosës janë ndërtuar para 60 vjetësh. Por janë ndërtuar mbi bazën e kushteve që ishin atëherë, me vetëm 10 vjet vrojtime. Me mundësitë teknike që ishin atëherë. Sot janë mundësitë më të mëdha, qoftë tek ekskavatorët qoftë tek gërmimet. Së dyti në 60 vjet mund të ketë ndryshuar regjimi i lumit. Këto studime nuk ka kush i realizon më, pasi Shqipëria i ka mbyllur institutet që kishin ekspertizën e nevojshme. Dhe në vend që të mbrojë qytetarët nga përmbytjet, shteti është bërë vetë shkaktari i tyre. Kur ndërtohet një rrugë duket të mos përkeqësojë regjimin e ujërave. Rruga duhet të jetë e fundit që përmbytet dhe jo e para”, – thotë Vogli.



7 Comments

  1. Rama nuk ka genjyer kurre.
    As atehere ne gjygjin e tij te divorcit kur deklaroi se ate Grigorin nuk e ka djale, por vella nga bab Kristaqi…

  2. …cdo gje ka lidhje me Lali Erin…. Topi thote u mbyt shqiperia, por jo Tirana, pasi ne Tirane ka punuar Lali Eri. Pasi mori kioskat dhe shume gjera te tjera neper Kryeqyetet, tani Vjollces nuk i ngel gje tjeter vecse te kontribuoje ne rritjen e yllit te ri te socialisteve, ( i cili nuk shihet me ne asnje eveniment, konference, fatkeqesi, gezim me Ramen por gjithnje e me shume me Meten) +(edhe meta sulmon ramen si qeveri, por votat ne bashki ia jep Lalit)…..shume shpejt do te shikoni shembullin tjeter se si Rilindasi Rama i shkel me kembe dhe peshtyn mbi ata qe e ndihmuan….sic ia vuri vizen Saimirit, ashtu ka per ta cuar per lesh edhe Topin…

  3. keto nuk jan fatkeqesi atmosferike por sherbim njerzore pa aftesi njerzore ,por ajo qe te bie ne sy se si perpiqen ta bindin popullin qe edhe si te pa afte edhe si gabimqare ,keta qendrojne akoma te palekundur dhe jane shum te afte pergjegjeshem dhe te angazhuar ,ko kryeminister ne te themi shkencerisht filozofikisht fetarisht dhe psikologjikisht ,ky eshte ujku [fakti qe deshmon sherbimin ,planifikimin pa aftesin ,padrejtesine ne tejkalimin e mases ]ju thuani gjurma,tashme kushdo e sheh qarte se cfar ndolle dhe cfar po ndolle dhe si duhet sepse te gjith ne te njejten toke jetojme,dhe te gjith kan njohurit e duhura te kuptimit dhe gjitheve logjika ju funksionon,eshte tjeter heshtja,por pse heshtin sdo thot se sdin dhe ske kundershtare ,apo je me i zgjuari dhe je i pazevendesueshem ,sejcilit vleren ja jep vet puna sherbimi qe i ben ,puna dhe sherbimi qe i beri klasa politike per 100vite eshte raliteti faktet qe te sjellin neveri trishtim kur sheh degjon dhe prek ket ralitet cdo dit ,i cili deshmon per klasen politike qe kan ushtruar funksisionin e organizimit te jetes shoqerore ne kete vend ,ku ky ralitet ua mbylle gojen te gjitheve dhe perballe keti raliteti krenaria juaj zhvleftesohet totalisht, asnjeri nga ju nuk mund te thoje se jam me i mire se tjetri ,perpara keti raliteti te dhimbeshem

  4. Behuni te arsyeshem o komentatore mos shkoni pas Andi Bythqierit! Permbytje ndodhin ne te gjithe boten po njerezit nuk theresin te na ndihmoje shteti! Ka sigurime per shtepite ,tokat pajisjet shtepiake etj! Ndertimet qe jane
    bere ne keto 27 vjet jane bere nekundershtim me natyren! Lexoni “lumi i madh” i Mitrush Kutelit dhe do ta kuptoni se nuk mund te sfidosh lumin! Pastaj Berisha i vuri kazmen prones dhe zhduku ate qe beri mire regjimi kriminel i Enverit! U prish per 27 vjet e tani duhen 54 vjet te ribehet! Por Andi dhe komentuesit injorante te PD dine vetem te shajne dhe nuk duan te kuptojne qe ata PD dhe Berisha jane shkaktaret e kesaj situate! Mjaftonte te paguanje nen dore dhe mund te ndertoje ku te deshe! Edhe mbi kolektor edhe mbi kanali kullues! Ketu ne paguajme 870 dollare ne vit per sigurimin e shtepise! Ju kerkoni ta paguaje shteti i varfer shqiptar edhe pse keni ndertuar buze lumit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *