• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bayern Munich hakmerret ndaj PSG-së

F1, Sport



Bayern Munich mposht 3-1 PSG-në në “Allianz Arena”. Por ky nuk është lajmi i vetëm. Bavarezët janë hakmarrë për atë humbje 3-0 të ndeshjes së parë të zhvilluar në Paris dhe që i kushtoi vendin trajnerit Karlo Ançeloti. Megjithëse duke parë përplasjet që trajneri kishte me ekipin nuk mund të thuash se fitorja e sotme iu dedikua italianit.

Të dyja klubet ishin të kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por ndeshja ishte më shumë sfidë prestigji, sidomos për Bayern Munich. Gjermanët shfrytëzuan më së miri mundësitë që iu dhanë para portës me një lojë graduale dhe mbrojtje të fortë që përballoi sulmin e furishëm të PSG-së me Cavani Neymar dhe Mbappe.

Corentin Tolisso shkëlqeu me dy gola (37’ dhe 69’), ndërsa golin tjetër për bavarezët e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 8-të. Golin e vetëm për miqtë nga Parisi e realizoi Kylian Mbappe në fillim të pjesës së dytë. Të dy klubet e mbyllin grupin me nga 15 pikë, por vendi i parë i takon PSG për shkak të golavarzhit. Në të dytin Bayern dhe Celtic në të tretin shkon në Europa League. Eliminohet Anderleht. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *