• |
ide | kryesore

Aldo Laçi humb jetën në aeroportin e Malpensës, familja denoncim policëve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



44-vjeçari Aldo Laçi ndërroi jetë në aeroportin e Malpensës në Milano, pasi u ndalua nga 5 policë italianë që e shtrinë në tokë duke e goditur.
Repubblica.it shkruan se shqiptari ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia.
Video e kamerave të sigurisë në aeroport tregojnë 44 vjeçarin që vrapon i ndjekur për disa metra nga 5 policët italianë. Pasi e shtrijnë në tokë, shqiptari ka ndërruar jetë nga një infarkt në zemër.
Pasi ndërroi jetë u mësua se Aldo Laçi kishte konsumuar kokainë raporton RespubBlica.it. Familja e shqiptarit ka bërë denoncim për policët nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, sepse ata janë të bindur se pavarësisht “gjendjes” së shqiptarit, vdekja “është shkaktuar drejtpërdrejt ose ka pasur si shkak, agresionin e forcave te piolicise që e ndaluan”.
Nga videokamera, “duket qartë – shkruan avokati – pasi Aldo Laci u godit për herë të parë në kokë, pastaj në qafë, u hodh në tokë dhe më pas u përsëriten grushtat mbi trupin e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *