• |
ide | kryesore

Ashtu si PD edhe LSI voton kundër për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Lajme, Të fundit



Ashtu si Partia Demokratike edhe grupi parlamentar i LSI është kundër hedhjes së shortit të enjten për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se do ta bojkotojnë mbledhjen sepse procesi nuk varej nga urdhrat e Gramoz Ruçit dhe siç ishte organizuar, procesi ishte nul. Vasili i është drejtuar me një letër, kryetarit të Kuvendit.

Më herët reagoi Partia Demorkatike, e cila nëpërmjet një letre drejtuar Gramoz Ruçit, e cilësonte hedhjen e shortit si antikushtetues dhe se e drejta i takonte Presidenti të Republikës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *