• |
ide | kryesore

Jo, Brukseli nuk e ka shitur Ramën

1, Ide

Udhëtimi i Edi Ramës në Bruksel, që është padyshim lajmi më i mirë pro kryeministrit, pas muajsh e muajsh të tërë goditjesh të pandalshme, i ka lënë të befasur dhe të trullosur një pjesë të madhe të kundërshtarëve dhe kritikëve të tij.

Si është e mundur që ai të pritet si një lider shteti i panjollë në selinë e BE? Si ka mundësi që edhe Tusk, edhe Junker edhe Mogherini të jenë në një zë për sukseset që ka arritur Shqipëria? Si shpjegohet që ata u treguan gati dashamirës me një kryeministër, piramida e drejtuar prej të cilit tashmë është provuar se është e lidhur me trafikun e drogës? Si mund të justifikohet mbyllja e syve për futjen e vendit në borxh dhe akumulimin e gjithë resurseve të tij vetëm në një grusht të vogël oligarkësh (fenomene të pohura edhe nga institucionet financiare)?

Këto ishin pak a shumë, pikpyetjet që qarkullonin në koridoret e politikës opozitare dhe në tryezat e kritikëve të shpallur të Ramës.

Ky moskuptim, që për më tepër bie ndesh edhe me mesazhet e nëndheshme që kanë lëshuar prej kohësh PD dhe LSI, sikur të gjitha goditjet kundër kryeministrit janë dririgjuar nga aleatët perendimorë që po furnizojnë me fakte opozitën, ka arsyet e veta që lidhen me real politikën.

Ndryshe nga çështë lënë të kuptohet, nuk është e vërtetë që kancelaritë perendimore e kanë shitur tashmë Edi Ramën. Natyrisht, portreti i tij është zhbërë me shpejtësi nga raportet e shërbimeve inteligjente. Imazhi i artistit që do të revolucionarizonte politikën është goditur ndjeshëm nga faktet për lidhje me kriminelët dhe për bashkëpunimin me trafikantët. Iluzioni i modelit të një lideri ballkanik ndryshe është shuar ende pa lindur mirë.

Por, si diplomatët e vendeve të rëndësishme të BE, po ashtu edhe burokratët e Brukselit, nuk janë as misionare të Nënë Terezës dhe as kampionë të mbrojtjes së parimeve dhe virtytit.

Më shumë sesa mbështetja e një politikani kleptokrat dhe të kriminalizuar, ata i tmerron vakumi i mungesës së një lideri.

Prandaj përkrahja që ata po i japin Ramës është një zgjidhje nga halli, një supë e servirur me hundën të mbyllur.

Dhe kështu do të vazhdojë të jetë për sa kohë në Shqipëri nuk do të gëlojë asnjë alternativë e besueshme.

Pak ditë përpara se Edi Rama të shkonte në Bruksel, PD që e akuzonte atë si patrues të parave të drogës doli papritmas e implikuar në aferën e shumave maramendëse të paguara për lobing, me origjinë të errët nga parajsat fiskale. Paralelisht me këtë, shpërthimi i skandalit 200 milionësh të PPP-ve për djegësit e plehrave, po aq sa dërrmonte një kryeministër të korruptuar, po aq njolloste edhe ministrin më jetgjatë të LSI, që rrezultonte me preshë në duar në këtë aferë të pisët.

Pyetja që lind pas këtyre ngjarjeve simbol të ditëve të fundit, që ngërthejnë pas vetes me dhjetra të tjera të ngjashme, është: Po ta shikosh gjendjen e vendit nga Brukseli, si një burokrat apo drejtues i BE, në emër të çfarë zgjidhjeje do t’a godisje Ramën?

Në një vend ku opozita është po njësoj e përlyer, ku shoqëria civile është më e tredhur se kurrë, ku shpesh mediat janë jashtë rolit që shoqëria pret nga to (gjë që u pa edhe në përgjigjen që Junker i dha gazetares shqiptare që në atë moment pagoi çmimin e të gjithë ne kolegëve të saj) ku mund të vihet gishti?

Pikërisht ky tmerr nga vakumi, kjo mungesë e një alternative më të mirë, ka bërë që Brukseli mos e godasë Ramën ashtu siç do të donin ata që nisen nga kriteret morale në gjykimin e tij.

Përpara tyre zyrtarët e BE-së kanë zgjedhur të jenë më cinikë. Në vend që t’a zbojnë ata po bëjnë përpjekjen e fundit për ta korrigjuar Edi Ramën. Kjo gjë shpjegn se ata janë radhitur me të gjitha betejat e kundërshtarëve të tij, kundër trafiqeve, kriminalizimit, apo rastit Tahiri. Por pavarësisht këtyre ata vazhdojnë e presin shefin e qeverisë shqiptare në Bruksel me të gjitha atributet e një kryeministri të ligjshëm. Dhe fatkeqësisht kjo frikë nga boshllëku do të vazhdojë t’i drejtojë në veprimet e tyre, deri sa vetë ne shqiptarët t’i afrojmë një alternativë të besueshme.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. bushat vertete disa burokrate hajdute nuk e kane shitur ramen ,sepse rama i ka blere ata me parate e droges,ti thua qe ata nuk kane besim tek opozita sepse ka paguar per lobim ne amerike.po ne 2013 apo 2017 cfare ka bere rama dhe pse ata krijuan besimin tek ai dhe hodhen poshte berishen ,vall nuk ishte ai rama i 20% te lejeve te ndertimit ,i prerjes se nje peme 600000leke,apo koncesioneve te mjeksise i qindra skandaleve te tmerrshem dhe keta nderkombetare mbyllen syte dhe zgjodhen ramen si nje star.ishin dhe jane perseri keta mafjoz hajdute qe bejne hosana rames dhe u fusin gishtin nga prapa shqiptareve te varfer per ne BE.ti thua me kenaqesi te madhe qe europa nuk e shiti ramen ,por c’fare fituan shqiptaret,nje hu akoma me te madh ne byth.

  2. Brukseli?
    BE ka mbaruar De facto, Bushati! Do shembuj?
    1- Vendet e Vishegradit (Poloni, Ceki, Hungari, Sllovaki, Slloveni) nuk e pjerdhin fare Brukselin per asgje!
    2- Largimi i Britanise ishte fillimi i rrenimit te ngrehines gerdalle te politikes Brukselit!
    3 -Pavaresia e Katalonjes nuk ishte ndaj Spanjes por pikerisht prej denglave te Mogerineve, Junckereve e Co!
    4 – Nene madhja e kesaj politike deshtake, plaka e Berlinit nuk po formon dot qeveri (nuk po ben dot stan me lepra)!
    5 – Ceshtja e refugjateve eshte Kriza e madhe e kesaj BE (askush nuk flet me per “Mikpritje”).
    6 – Qeverite neper vendet e BE nuk jane te zgjedhura por pasoje makinacionesh qe mezi mbahen ne kembe!
    6 – BE apo “Brukseli” sot eshte vetem nje armate zyrtaresh medioker qe marrin rroge vetem duke derdellitur fraza shabllone dhe nuk jane te afte te zgjidhin asnje krize brenda a jashte Unionit
    dhe 7 – (Me e rendesishmja), “Brukseli” qe foli kunder Mureve rrethues te Orbanit, ka paturpesine te paguaj mijra Euro per ato refugjate qe largohen vullnetarisht!
    Shikoni pra se ku ka perfunduar kjo politike deshtake!
    “Mikpritja” e madhe e Merkelit ka degjeneruar ne pagese per “Miqte” qe te largohen!
    Ky “Bruksel” keshtu si eshte eshte tamam i denje te prese Ramen (kush tjeter po ja fershellen???)

    1. Ti je njeri nga ata qe shkruan nga bodrumet e Kryeministrise? Cfare argumentesh kerkon ti more zoteri? Kur te vdesim per buke thua ti?

  3. Ne jemi nga vendi i shqiponjave por ne fakt jemi korba dhe te zinj.Nuk na zuri bytha karar,s’kemi lene gjuhe te huaj pa mesuar sa edhe shqipen e flasim si korbat.Kur na thone ..hajdeni..ne i themi “jeni vone” kur na thone ..mos hajdeni..ne i themi”pse nuk na merrni”.Per inat te kunates shkoj dhe fle jo vetem me mullixhiun por me te gjithe mahallen.Pra berdello.

  4. Kjo pritej dhe eshte gati e sigurte qe ne 6 muajt e ardhshem BE hap negociatat me Shqiperine. Ky ishte edhe shkaku qe Basha beri ujdi me Ramen para zgjedhjeve, sepse Rama premton celjen e negociatave. Si e ben Rama kete? Ne planin politik, Rama, Junker, Mogherini dhe “liberalet” e tjere ne BE jane pjese e 226 parlamentareve e zyrtareve qe ne listat e Soros pershkruhen si “miq te besueshem” te tij e qelimeve te tij. Ne planin ekonomik as mos ti shkoje ne mend kujt se Rama e mbolli Shqiperine me kanabis pa dijenine e krereve te BE. Perkundrazi, ata marrin pjesen e tyre ne kete afere nga i pari tek i fundit. Partite liberale te BE, Shoqatat e Soros kane nevoje per para per te kryer punet e tyre ne dem te interesave te kombeve te Europes. Keto para nuk mund te justifikohen po te dalin nga buxheti. Prandaj ashtu si edhe veprimtaria e agjensive sekrete qe varet nga parate e pista per pune te pista keshtu edhe ngrehina e re diktatoriale e Brukselit ka nevoje per para te pista, qofte edhe per te shperblyer sherbetoret e Soros qe jane ne borderone e tij. Kjo behet edhe me urgjente ne kushtet kur vendet e Europes Qendrore si Hungaria dhe Polonia bashke me Ceket dhe Slovaket ne pritje tu bashkohen edhe Rumunet e Bullgaret i jane vene haptasi kunder poolitikave te burokrateve te Brukselit qe duan te shkaterrojne identitetin nacional te popujve Europiane, te tjetersojne popullsine qe merr format e genocidit kuder njerezve te badhe, duke ju imponuar futjen e miliona emigrante nga Afrika e Azia. Keto para do te perdoren nga Soros e burokratet e Brukselit per te paguar “demostrataxhinjte” e Soros e te BE ne menyre qe Partite kunder BE te mos fitojne zgjedhjet ne vendet e tyre. Sidomos e ashper do jete kjo perballje me Viktor Orban qe eshte kthyer ne liderin e luftes kunder Soros. Kjo duket e pamundur per te kthyer situaten tani qe “shejtani ka dale nga shishja” por ata nuk do te ndalen deri ne grahmat e fundit. Nga ana tjeter ne “vdesim” per tu bere pjese e kesaj Perandorie te Re komuniste. Pse? Sepse do merren fonde falas per zhvillimin e infrastruktures. Dakort kjo eshte gje e mire por nga ana tjeter ne e dime si perfundojne parate per vepra te medha shumemilionshe. Ne radhe te pare mbushin xhepat e politikaneve tane (sigurisht qe ju japin pjesen e tyre edhe burokrateve te BE qe aprovojne keto fonde) pastaj sigurisht dicka do te perfitoje edhe vendi. Problemi eshte se duke u bere pjese e BE Shqiperia humb sovranitetin, behet nje rajon dhe vendimet merren ne Bruksel, dhe zgjedhjet ne vend behen gati te panevojshme sepse qeveria do kete celsat e kashtes qe ilustrohet me ate shprehjen te drama “Epoka para gjyqit” kur nje zyrtar i ligjit dhe ushtarak thote “une jam nje ushtar i vogel i Perandorise se madhe”. Ne vite Shqiperia duke marre para falas nga buxheti i BE (qe zvogelohet me 20% nga dalja e Britanise) sigurisht ka te mira. Pyetja eshte a duam ne te humbim pavaresine? Asgje nuk ju thuhet njerezve per kete por vetem brockullisin cfare ju pelqen, me politikane e gazetare etj, te gjithe. Nje vend qe ka pasur pavaresi vetem ne kohen e komunizmit gjate historise se tij te shoqeruar nga varferi ekstreme, e shtypje e dhune e ka me te nevojshme buken e gojes. Ndaj edhe hyrja ne Perandorine e Re ne modelin e sovjetikeve eshte nje enderr per Shqiptaret sepse shpresojne te hane e te vishen si Europianet e pasur. Pra duan te sigurojne buken, dhe vetem atehere kur mbushet barku njerezit mund te mendojne per gjera te tjera. Por mund te na ndodhe si te ajo shprehja se “kur ben dasem jevgjiti cahet daullja”. Ndaj mos jemi vone ngaqe duket se BE do te shperbehet ne 2-3 vitet qe vijne.

  5. Europa gjithnje me te futur na e ka patur. Kesaj rradhe po na e fut per llogari te Sorrosit. Por kjo nuk e shpeton Ramen. Vetem se rrit intensitetin e inatit. Do vije nje dite qe delet do e vrasin friken.

  6. Bushat ! Eshte fakt tashme se riardhja ne pushtet e Rames, eshte nje produkt i “Brukselit” ose me sakte krahut mengjerash ekstremist liberal te institucioneve drejtuese te BE. A nuk ishte socialisti gjerman, minister i jashtem Gabriel qe dha ultimatumin se Rama do te vije ne pushtet edhe pa pjesmarjen e opozites ne zgjedhje ? Puna eshte se lideret politike te vendeve te lindjes, Polonise,Hungarise, Cekise, Sllovakise, qe popujt e tyre e kane perjetuar deri ne palce te keqen e diktatures “se majte”, nuk po durojne me politikat teper liberale e mengjarashe te disa politikaneve te vendeve perendimore. Gjuha vete atje ku dhemb dhemballa. E kane “lluksin” te bejne politika te majta deri ekstremiste disa politikane te vendeve perendimore, sepse edhe popujt e ketyre vendeve nuk e dijne se cfare do te thote diktature komuniste pasi nuk e kane provuar. Por qe tju thuash shqiptareve se ne mbeshtesim Gramoz Rucin si kryetar parlamenti te Shqiperise, apo Fatmir Xhafen si minister te mbrendshem , kjo eshte nje padrejtesi flagrante, njelloj sikur te mbeshtesesh ndonje nazist ne Gjermani apo fashist ne Itali. Tek Rama, ata kane gjetur “heroin” qe doli si “shpetimtar” i botes, si emisar i Sorrosit per te shkateruar partite e djathta e per te goditur presidentin e sulmuar Trump.

  7. ju jeni nga ata qe kur u thone u duam vetem grate ju thoni shume dakort ,jo vetem grate por edhe nenat,vajzat edhe motrat,hallall ti keni.

  8. Rama,ka garantuar Lulin dhe Salen se nuk i kap drejtesia.
    Po ç’kini ju mo jahu. Kam njerezit e hurit dhe litarit ne poste kyçe qe nuk tolerojne per interresat e tyre. Iliri qe ka prova me ze dhe figure, e vura tek Presidenca. Gramozin aty ku behet ligji, Xhafen ku shitet droga, dhe prishen provat, pastaj reforma eshte sa per sy dhe faqe ….! Rama i ka hipur nje kali qe ka per te çuar ne burg shoket, po edhe veten e tije!! dhe nuk ka per ta kuptuar se si erdhi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu