• |
ide | kryesore

Natë e çmendur në Champions League, shikoni kush u kualifikua

Sport



Champions League ka dhuruar një natë “të çmendur” mbrëmjen e së mërkurës kur u luajtën ndeshjet e fundit në grupe. Tashmë janë dhënë edhe verdiktet e fundit duke i dhënë formë listës me skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin për trofeun me veshë të gjatë.
8 ekipeve të kualifikuara zyrtarisht ditën e martë, i shtohen edhe 8 të tjera nga 4 grupet mkbrëmjes së të mërkurës.

Manchester United, Basel, PSG, Bayern Munich, Roma, Chelsea, Barcellona, Juventus, Liverpool, Sevilla, Manchester City, Shaktar Donetck, Beshiktash, Porto, Totenham, Real Madrid janë skuadrat që shkojnë më tej.

Bie në sy kualifikimi i Liverpool dhe Sevilla që ia dolën të siguronin nga një biletë për në fazën tjetër. Ndërsa mbeti jashtë Napoli që u ndal në vendin e tretë, pas humbjes së tij nga Feynoord i eliminuar dhe humbjes së Manchester City që zuri vendin e parë edhe pas humbjes nga Shaktar Donjetsk që kapi vendin e dytë.

Një tjetër fakt është kualifikimi për herë të parë në këtë fazë i 5 skuadrave angleze. 3 janë spanjolle dhe 2 italiane. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *