• |
ide | kryesore

Policia s’e gjen dot, të dyshuarin për 10 ton kanabis e ‘kap’ noterja e Vlorës

Lajme, Të fundit
krimet-e-renda-1_1500559256-9760933.jpg



Prej një viti është në kërkim nga policia, por ky fakt nuk e pengon të shkojë tek noterja dhe të japë një deklaratë noteriale për Gjykatën Krimeve të Rënda.

Kështu ka vepruar Xhovalin Baco, një nga të akuzuarit e grupit të Treblovës. Të akuzuarve, në tetor të vitit 2016, iu gjetën në total rreth 10 tonë kanabis sativa.
Në seancen e së mërkurës, në Gjykatën e Krimeve të Rënda avokati i Bacos i dorëzoi trupit gjykues një deklaratë noteriale të mbajtur në datë 22 nëntor të këtij viti përpara noteres Valbona Meçe në qytetin e Vlorës.

 Në këtë deklaratë, i shpalluri në kërkim Xhovalin Baco pranonte se kishte dijeni për procesin dhe se kërkonte që të mbrohej nga avokati i tij, Erion Laze, ndersa nga ana tjetër Policia e Vlorës raporton se nuk e gjen dot këtë person.

Dokumenti noterial i personit në kërkim u administrua nga gjykata. Seanca më pas u shty, sepse një tjetër anëtar i dyshuar i grupit, Reshat Radhima, edhe ai në kërkim, gjykatës nuk i rezulton që ai apo ndonjë familjar i tij të ketë marrë dijeni për zhvillimin e këtij procesi.

Në historinë e grupit të Treblovës, ku të gjithë të dyshuarit akuzohen për 10 tonë kanabis, i dyshuari kryesor është Taulant Haxhiraj. Për personat që ende nuk gjenden nga policia, trupi gjykues i kryesuar nga Klodian Kurushi, deklaroi se do të njoftonte Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe e shtye seancën për një tjetër datë./ TCH



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *