• |
ide | kryesore

Pse ndryshimi i statusit të Jeruzalemit do të ishte katastrofik

F1, Planet



Nga të gjitha çështjet që shoqërojnë konfliktin shumëvjeçar mes Izraelit dhe Palestinës, asnjë tjetër nuk është më e ndjeshme sesa statusi i Jeruzalemit. Qyteti i shenjtë ka qenë në qendër të përpjekjeve për vendosjen e paqes për dekada me radhë.

Qasja e Donald Trumpit ndaj tij kërcënon të shkatërrojë konsensusin ndërkombëtar të arritur me aq shumë mund, në një mënyrë tepër të rrezikshme. Izraeli e cilëson Jeruzalemin, me vende të shenjta hebraike, myslimane dhe të krishtera, si kryeqytetin e tij të përjetshëm. Por historia e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me konfliktin që trazon rajonin prej dekadash.

Plot 70 vite më parë, pas fundit të dhunshëm të sundimit britanik, kur OKB-ja votoi për ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, Jeruzalemi u përkufizua si entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Por në luftën e 1948-s, ai u nda si Berlini gjatë Luftës së Ftohtë, në pjesën perëndimore e lindore, respektivisht nën kontrollin e izraelitëve dhe jordanezëve.

19 vite më vonë, në qershor të 1967-s, Izraeli pushtoi pjesën lindore, duke zgjeruar kufijtë e qytetit e duke e aneksuar atë, në një akt që nuk u njoh kurrë ndërkombëtarisht. Njohja lidhet me çështje më të mëdha të territorit dhe paqes, e përplaset me kërkesat e palestinezëve që Jeruzalemi lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez.

Këndvështrimi i pranuar nga të gjitha administratat e mëparshme amerikane është se, statusi i qytetit duhet të diskutohet në negociata. Analistët vlerësojnë se një ndryshim në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara do të ishte katastrofik.

Përse ky reagim?

Jeruzalemi mban në vetëm disa qindra metra katrore, brenda mureve të Qytetit të Vjetër, vende të shenjta për miliarda njerëz. Sheshi i Xhamive quhet Haram al-Charif (Shenjtorja Fisnike) nga myslimanët dhe Mali i Tempullit nga hebrenjtë.

Ky është vendi i tretë i shenjtë për Islamin. Sipas traditës myslimane, kjo është shenjtorja më e largët ku profeti Muhamet ka vajtur.

Kubeja emblematike e Shkëmbit, me kupolën e saj të artë, ndodhet në shkëmbin ku profeti u ngjit në qiell, i hipur mbi pelën e tij me krahë. Ky vend shpesh herë merr edhe emrin e xhamisë Al Aqsa që ndodhet aty.

Por, është gjithashtu edhe vendi më i shenjtë për herbrenjtë si vendi ku ndodhej tempulli i tyre. Më poshtë gjendet Muri i Lotëve, një mur mbajtës i vjetër dhe mbetja e fundit e Tempullit të Dytë hebre në vitin 70 pas Krishtit, i shkatërruar nga romakët. Ky është vendi më i shenjtë ku hebrenjtë luten.

Kryeqytet për izraelitët…

Hebrenjtë e konsiderojnë Jeruzalemin, ish-kryeqytet të mbretërisë së Izraelit të mbretit David (Shek. X para Krishtit), si kryeqytetin e tyre historik prej më shumë se 3 000 vite për arsye fetare dhe politike. Që prej shkatërrimit të Tempullit të Dytë, judaizmi ka kërkuar gjithnjë një rikthim në Jeruzalem.

Edhe për palestinezët

Palestinezët pretendojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të cilin duan të krijojnë. Ata përbëjnë një të tretën e një popullsie prej rreth 882 000 personash (sipas statistikave izraelite), por që shumica ndodhen në Jeruzalemin Lindor.

Jeruzalemi Lindor, që ka qenë nën kontrollin e Jordanisë, u pushtua nga Izraeli gjatë Luftës Gjashtëditore në vitin 1967 dhe më pas u aneksua. Për Izraelin qyteti u “ribashkua”. Një ligj themeltar i vitit 1980 ka vendosur statusin e Jeruzalemit si kryeqyteti “i përjetshëm dhe i pandashëm” i Izraelit.

Një vend tensionesh të vazhdueshme

Për izraelitët dhe palestinezët, Jeruzalemi është një simbol kombëtar dhe fetar i fuqishëm. Për palestinezët që kërkojnë pavarësi, mbrojtja e Jeruzalemit dhe Al Aqsa shërben si thirrje për bashkim.

Sheshi është vazhdimisht burim tensionesh. Për arsye historike, ai mbetet nën mbrojtjen jordaneze, por të gjitha hyrjet kontrollohen nga forcat izraelite. Hebrenjtë janë të autorizuar që ta vizitojnë, por jo të luten. Megjithatë, disa përpiqen vazhdimisht ta shkelin këtë ndalim, duke shkaktuar incidente. Palestinezët druhen se ajo që kritikojnë si cënime izraelite në këtë vend mund përfundojë me një marrje të plotë të kontrollit nga hebrenjtë.

Vizita e kreut izraelit, Ariel Sharon në shesh në vitin 2 000 do të shërbente për të filluar Intifadën e Dytë. Instalimi në vitin 2017 nga Izraeli i detektorëve të metaleve në të hyrje të këtij vendi kishte shkaktuar dy javë dhunë.



1 Comment

  1. A ESHTE MENDIMI DUHUR NJERZIT E URTE DIN TA KUPTOJNE PERMIRSOJNE DHE ORIENTOJNE DOBIT thotë:

    TE DDREJTEN LIGJET NE UNIVERS PERPARA SE TA KRIJOJE E PERCAKTOJ ZOTI,NUK LA GJE PER NE QE TA PERMIRSOJME ME MIRE ,AJO QE MBETET PER TE THENE ESHTE NESE SEJCILI PREJ NESH DESHIRON TE DIJE SE CFAR E PRET E PRET AJO CFAR MENDON FLET DHE VEPRON NESE TE TRIA I KA TE MIRA E MIRA DHE GJITHNJE ME E MIRA E PRET SEPSE DREJTESISE BARTESVE TE SAJE I KA CAKTUAR SHPERBLIM NE DY BOTET,NESE ,NUK I KA TE MIRA MENDIMET FJALET DHE VEPRIMET NE LILLJE ME CESHTJET E VEPRIMEVE NE JETE ,ATEHERE DUHET TA DINE QE ZOTI BOTNAVE PADREJTESISE BARTESVE TE SAJE ,I KA CAKTUAR NDESHKIM NE DY BOTET ,PER CFAR KA KRIJUAR DHE KA SHPALLUR ZOTI MALLERISHEM KA LLENE GARANCI ZOTI NUK GENJEN ,AJO QE NA MBETET ESHTE QE NE KETE JETE KALIMTARE SPROVE ,PER TI THENE,NJERI TJETRIT NE MENYREN ME TE MIRE BUKER PERSHTATESHME LLE PRANUESHME ,TE DREJTEN HAKUN ULLZIMIN E ZOTIT SHPETIMIN DUKE MOS DASHUR TE SHOHIM AS LIDER IRRITUES DHE AS POPUJ VETMOHUES ,,POR NJEREZ NE PAQE HARMONI KU ASKUSH NUK NDJEHET I TEPERT DHE I PAVLERE MBI SIPERFAQEN E TOKES POR SEJCILI ME TE DREJTEN QE I TAKON ,SEPSE JETA ESHTE KRIJUAR NE UNITET KU BAZE UNITETIT GJITHA KRIJESAT JAPIN DOBINE ,NE EKZISTENCEN E NJERA TJETRES QE NE I QUAJM ZGJILLJE ,UROJ TE QENDROJME NE POZITEN E SHEMBULLIT ME TE MIRE TE JETES I CILI KA QARTESIN GJALLERINE ,SHPRESEN PAQEN BEGATINE ,SIGURINE VLERAT SHPETIMIT ,JO NE TE KUNDERTEN ,ME PADREJTESINE ,ANTIVLERAT URREJTJEN PERPLASJEN SHKATRRIMIN ZHDUKJEN ,PERDERI SA JEMI NJEREZ ME ARSYE DHE MUNDESI,PRESPEKTIVA NJERZORE ESHTE ,PASQYRA ZGJELLJES NJERZORE DHE AJO CFAR ZGJELLIM DHE I BEJME SHERBIMIN ATE RENDIMENT DO MARRIM PASQYRIMIN E ATI RALITETI,UN NUK KAM TE DREJTE TE PARAGJYKOJ VEPRIMET E ASKUJTE ,DHE RALITETIN E ZHVILLIMEVE NE BOTEN ARABE NUK E DI POR CDO RALITET THJESHTE MATET ME TE VERTETEN LIGJET E ZOTIT DHE BAZ TYRE DALIN MENDIME ,SI NESE I BEHET SHERBIMI TE DREJTES SI PADREJTESISE ,KJO ME SHUM I SHERBEN KUJTESES NJERZORE PER KESHILLIM PER MIRE DHE NDALIM NGA E KEQA ,I SHERBEN DOBIS ,SHPRESOJ QE MOSMARRVESHJET TE ZGJILLEN MARRVESHJE MIRKUPTIM,TOLERANCE MESHIRE PERMES TE DREJTES ,HAKUT, ME RESPEKT PER PALET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *