• |
ide | kryesore

Farsa qesharake e çiftit Lu- Vlahutin

1, Ide

Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet, më shumë i ngjan një farse sesa një tragjedie, po aq herë ajo rezulton e vërtetë. Këtë na kujtoi edhe dalja e fundit e Edi Ramës, pasi mori mbështetjen e çiftit Lu- Vlahutin për ta zgjedhur kryeprokurorin tranzitor vetëm me votat e socialistëve. Të dy ambasadorët përsëritën sot një dokument këshillues të EURALIUS dhe OPDAT, që i sugjeronte Kuvendit të Shqipërisë ta emëronte pasardhësin e Adriatik Llallës qoftë edhe vetëm me 36 vota.

Natyrisht që këto prononcime ishin një shuplakë e fortë mbi fytyrën ende të paretushuar të opozitës, që pretendonte me të drejtë se kryeprokurori, qoftë edhe i përkohshëm, nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me frymën e kushtetutës.

Por, e bukura e kësaj historie nuk ishte goditja e re mbi pretendimet e Lulzim Bashës. Interesantja qëndron në përdorimin që asaj i bëri Edi Rama.

Menjëherë, sapo u publikuan dy mesazhet diplomatike, kryeministri i ribëri thirrje rivalit të tij për dialog, por këtë herë, në ftesën e përsëritur, kishte një dozë të shtuar cinizmi dhe arrogance.

“Lulzim, mos u telendis deri në atë pikë që kushtetutën e vendit tënd të ta lexojnë të huajt, po hajde t’i zgjidhim problemet bashkë në shqip”, ishte mesazhi e kryeministrit. Në të ndihej triumfi i politikanit të sigurtë se dy diplomatët i kishte me vete, se ata edhe ligjin themeltar të shtetit do ta interpretonin si ia donte qejfi atij. Prandaj këto mesazhe tani i përdorte në mënyrë perfide për t’i thënë Bashës: “dorëzohu, se nuk ke ku të shkosh, je i kapur mat”.

Fatkeqësisht kjo skenë ngjan si dy pika uji me një tjetër të para pak kohëve, kur historia konsumohej në mënyrë tragjike.

Skena atëherë ishte zhvendosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Në vend të Bashës, Rama po replikonte fort me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, me nervin dhe pathosin karakteristik, po e akuzonte kryeministrin për kanabizimin e vendit, për avionët dhe skafet e drogës, për përfshirjen e njerëzve të tij më të afërt në trafik.

Dhe e dini se kush qe përgjigja e Ramës: “Po si ka mundësi moj Jozefinë, që nëse vendi do ishte i mbushur me kanabis, SHBA dhe BE, që nuk të falin për shumë më pak sesa kaq, të mos flisnin një fjalë? Si ka mundësi që Lu dhe Vlahutin të mos hapnin gojën nëse kjo do të qe reale?”, përdori kryeministri si alibi çiftin e diplomatëve të famshëm (shiko videon poshtë).

Vërtet, në atë kohë edhe përfaqësuesi i SHBA edhe ajo e BE, bënin sikur Shqipëria qe e pastër nga hashashi. Madje deri në atë periudhë deklarata më e fortë e Donald Lu-së, ishte ajo në anti-mitingun e organizuar për të goditur Dritan Zaganin, ku tha se kjo qeveri kishte bërë “një hap të madh përpara në luftën kundër drogës”.

Se sa reale, se sa pranë të vërtetës dhe se sa në shërbim të shqiptarëve qenë qëndrimet e diplomatëve në atë kohë, kjo nuk ka nevojë të komentohet. Atë nuk ka njeri me mend në kokë që nuk e ka kuptuar. Ky standart shumkënd e bëri të ndihej i tradhëtuar, disa të tjerë i mërziti, ndërsa më radikalët i bëri të thërrasin: “janë të shitur”.

Natyrisht, në gjithë këtë tollovi pati dhe eksese. Askush nga ne nuk ka të drejtë t’i paragjykojë qëndrimet që marin diplomatët që kanë interesa të tjera dhe që në fund të fundit punojnë për vendet e tyre.

Por, ajo që ne kemi në dorë është të mos i shohim qëndrimet e tyre si kritete të së vërtetës. Të mos bëjmë qorrin dhe shurdhin, kur Edi Rama i përdor si alibi për të na ftuar ta lexojmë mbrapsht kushtetutën tonë.

Sepse, pikërisht si në gënjeshtrën e madhe për kanabisin, kryeministri po e përdor çiftin e pandarë të dy diplomatëve si dordolec për të arritur qëllimin e tij. Sepse ai po pretendon se ajo që thanë Lu dhe Vlahutin, ka më shumë vlerë sesa leximi i thjeshtë i kushtetutës sonë nga secili prej nesh. Sepse ai po thotë se këtë herë, do të riprodhojë historinë tragjike të alibisë me hashashin.

Por, këtë herë, të gjithë e dinë se përsëritja është një farsë.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Nuk kuptohet se pse elitat politike ,ekonomike ,mediatike kane kaq problem interesimin e shpetimtareve te kombit shqiptar SHBA dhe BE per reformen ne drejtesi dhe vettingun. Presidenti i ekzekutivit te BE juncker dha nje leksion per menyren se si eshte media ne europen e zhvilluar perendimore ,ndersa shqiptaret kane besim absolut tek aleatet shba dhe be.Zhvillimi dhe shpetimi i kombit shqiptar vjen vetem nga shba dhe jo nga stepat e rusise.

  2. Nuk po themi farse por sa per rikujtim:Kur Rajersoni dilte ne fushate me Saliun ,shume i mire ishte.Erdhi Bejkeri ,e pritem me servilizma sa s’ka ku te veje me,edhe kurban i beme tek xhamija.Gjithe bota u tall me ne.Tani na dalin komuniste edhe USA edhe BE.Ne jemi pa din dhe imam,prandaj s;na do njeri.Bushati do haje buken dhe ka inatin gjetke.

  3. CIFTI LU-VLAUTIN DOLI ZBULUAR NE RASTIN E TAHIRIT SE JANE KOMPLET TE BLERE
    Ky cift qe ka folur per Shullazin, cantat e oret e dores se gjygjtareve etj, kur Prokuroria kerkoi heqje imuniteti per deputetin per ta hetuar, heshten e nuk u duken ne publik!
    Nuk paten kurajo te shprehen per ate votim skandaloz te Parlamentit per te mos i hequr imunitetin deputetit qe ta hetoje Prokuroria.
    Kjo ndodhte per here te pare ne Shqiperi! Heshtja e ketij cifti e ka nje cmim. Cmimi eshte i larte. I Vlautines dihet, vila ne Rolling House 1.6 milion Euro. Cmimi i atij kinezit vogel nuk dihet. Duhet te jete shume me i larte.
    Kot nuk thone – Heshtja eshte flori!

  4. Nga pa zotesia jone per te bere revolucion ne politike ,mos implikoni Ambasadoret me falimentimin spektakolar te klases politike dhe drejtesis Shqiptare.
    Kleptokracia eshte ne fazen e fundit te degjenerimit total ; Gjendja e dobet ekonomiko-financiare e shterngon Edi Ramen me kompani qe t’mos vendosin diktaturen !

  5. Nuk shkruhet ne drejteshkrimin e shqipes fjala “ambasador” me A te madhe per faktin e thjeshte se kemi te bejme me nje cilesim, mbiemer pergjithesues. Duhen shkruar me L te madhe apo V te madhe emrat e ambasadoreve Lu e Vllahutin, pasi jane emra te pervecem. Ne bote detyren e ambasadorit e bejne me mijra dipllomate e qe te jesh nje ambasador i nje vendi te madh, kjo nuk do te thote se perfaqeson gjithe politiken e ketij vendi. Eshte fakt se dy amabasadoreve amerikane paraardhes te z. Lu, DASH ju a nderpreu karrieren dipllomatike. Nostalgji per emrat e tyre kane vetem socialistet shqiptare, sepse ashtu si z.Lu, edhe ata qene mbeshtetesit e se majtes shqiptare. Se cfare perfaqeson e majta shqiptare, besoj se nuk ka nevoje per koment. Nuk erdhi kjo e majte as nga e majta europerendimore e as nga ajo amerikane por nga ish Partia e Punes, monopartia e diktatorit mizor komunist, Enver Hoxhes, armik i terbuar i SHBA. Ka ikur me kohe ideja komuniste e “revolucioneve” politike alla bollshevike. Pushteti meret me performance qeverisese e merita ne saj te votave te pa manipuluara nga bota e krimit e parate e pista te droges.. Nuk mund te pretendojne qe te bejne hetuesin, prokurorin apo gjykatesin gjysem analfabete qe nuk dijne te drejteshkruajne gjuhen e nenes sepse dash pa dashe, do te besh gabime te trasha llogjike kur thua se lidereve politike me prirje ditatoriale, ju pengon qe te vendosin diktaturen ne kushtet e varferise e “gjendjes se dobet ekonomiko financiare”. Eshte krejte e kunderta. Diktatoret behen me te fuqishem pikerisht kur e kane varferuar e dobesuar popullin e tyre e kane grumbulluar pasuri per vete.

  6. Po “partia” e sigurimit te shtetit e shoku Lulzim Sali Berisha me çfare i manipolon votat ne PD ,me parat e droges, apo te korrupsionit? ! Pergjigjuni!!!
    Jane emra te perveçem , te pergjithshem, o çfare jane :Piramidat , 21 Janari,Lazarati ,CEZ,Hysen Shoshori, Rruga e Kombit,Remzi Hoxha, 14,5 milion euro korrupsion per familjaret e Bashes me 18 maj, 1 milion dollar pages ne te zeze (llogari offshore) per fotografinè e Hollandezit.
    Cfare eshte, modifikimi i ligjit 449 qe shpeton vjedhjet e vrasjet politike ne keto 26 vjet,firmosur nga Bujar Nishani!
    Cfare eshte, 1 miliard dollar korrupsion i Sali Berishes , depozituara ne llogari offshore ( sipas deklarates te ish senatorit Amerikan) !
    ****
    Dhe i njejti brum eshte ne PS,LSI me Meten , Ramen e shume te tjere.
    Keta njerez, duhet te ishin ne burg, me pasuri te konfiskuar!
    Por per garanci , politika ka vene si President te Republikes nje hajdud me patentè te kalsit te parè !
    Ju jeni familje mafiozash , qe ne bashkpunim me drejtesin e korruptuar, keni kapur per fytit popullin Shqiptare dhe po ja merrni frymen.
    Skandalet ju kane kthyer ne polaçe cirkut , si brenda dhe jashte vendit !
    Por ju nuk keni nder , turp, as dinjitet, e vetmja gje qe ju ka mbetur eshte hajnia dhe korrupsioni , duke perdorur njèmijè mashtrime per te qendruar ne pushtet !Jeni driteshkurter dhe shume injoranta!
    Po j’ua perplasin surratit ne çdo takim nderkombetare,po j’ua terheqin veshin nga Brukseli ne Washington , duke j’ua perseritur , se kjo nuk eshte rruga , se e keni shkaterruar vendin me droge , vjedhje e korrupsion, se keshtu nuk ecet mè ;Por juve si njerez pa karakter, nuk ju behet as nxehtè as ftohtè kur rreni sy per sy me premtime qe mbesin vetem ne leter , pastaj si te pabese qe jeni beni te kunderten pas shpine !
    E dini perse i beni keto ? Sepse jeni mbeturinat e kombit Shqiptare !
    Po çfare lekure te trashe paskeni pase more faqezez!
    Fetyra juaj eshte berè llamarin , nuk skuqet as nuk zbardhet tash 27 vjet!
    E detyruat Ambasadorin Lu ,t’ju kapi nje e nga nje me “shqelma ” qe te votonit rreformen e drejtesis , dhe qe nga ajo dite, s’po beni gje tjeter vetem po e sabotoni!!
    Sot Basha i çadres se “lirisè” po sulmon SHBA dhe Europen! Plehra!
    Jeni turpi i kombit, emri juaj do te qendroje ne faqen e zeze te historise, si mashtrues , hajduda qurramana,e spordhjakè pa dinjitet!
    Problemi themelor qendron se populli Shqiptare akoma nuk e ka vrarè friken , prandaj luajn teater mafiozat Sali Berisha,Edi Rama ,Ilir Meta,Lulzim Basha!
    *** “Liria e vërtetë individuale nuk mund të ekzistojë pa siguri dhe pavarësi ekonomike. Njerëzit e uritur dhe të papunë janë brumësia e të cileve janë bërë diktaturat. ” Franklin Delano Roosevelt .

    *** 0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
    (Mafies), që hesht, mu në zemër me ia njesh!
    Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
    E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.
    – Migjeni

  7. Po “partia” e sigurimit te shtetit e shoku Lulzim Sali Berisha me çfare i manipolon votat ne PD ,me parat e droges, apo te korrupsionit? ! Pergjigjuni!!!

    1. Sikur permende Lazaratin ti or Dacibao kineze!
      Por Ed Rama Lazaratizoi gjithe Shqiperine mor duke bere dhe Eksport droge me avion. Duke fik radaret e duke dergu ngarkesa me Ton qe kapen ne Itali e gjetke.
      Pse nuk i thua keto po ju ka mbetur gjilpera te Lazarati. Ca me larg akoma, te Migjeni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu