• |
ide | kryesore

Dilema/ A do ta njohë Tirana, Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Lajme, Të fundit

Prej së mërkurës arena ndërkombëtare është përfshirë në debatin që lidhet me njohjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. E para që ka bërë një njohje të tillë ka qenë Rusia para pak vitesh, por ajo nuk shkaktoi kaq zhurmë pasi vendimi i Trump konsiderohet si e para njohje e rëndësishme e botës perëndimore.

Po Shqipëria ku gjendet në këtë debat të madh? Ambasadori i Palestinës në Shqipëri Yasser Al-Najjar në një intervistë për TCH thotë se vendimi i presidentit Trump do të nxisë dhunën, duke i dhënë alibi krahut ekstremist dhe duke dëmtuar krahun reformator, që kërkon paqe me Izraelin. Kurse ambasadori izraelit në Tiranë Boaz Rodkin thotë se vendimi është i drejtë dhe duhet të ndiqet dhe nga Shqipëria.

Të dy ambasadorët bëjnë thirrje të ndryshme për qeverinë e Tiranës. Dilema e diplomacisë shqiptare lidhet me krahun që do të mbështesë. A duhet të rreshtohet përkrah SHBA-ve, apo do të veprojë njëlloj se vendet kryesore të BE-së, Gjermania dhe Franca?

Në rastin e Traktatit të Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Shqipëria mbajti anën e Shteteve të Bashkuara. Kurse për ngritjen e flamurit palestinez në OKB, Shqipëria votoi si vendet e Bashkimit evropian, kundër qëndrimit të SHBA-ve. Përkrah SHBA-ve apo Europës ku po kërkojmë të jemi anëtarë? Shqipëria nuk ka ende një përgjigje. LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu