• |
ide | kryesore

Jeruzalemi, qyteti i pamundur për t’u ndarë apo bashkuar

Kryesore, Planet

WLODEK GOLDKORN

Që nga struktura e tij Jeruzalemi, më shumë se një aglomerat urban (një shesh, një qendër pushteti shekullore dhe një spirituale, rrugë tregtare dhe vendbanime), është jë tërësi ishujsh dhe enklavash: secila me zakonet e veta dhe në luftë me të tjerat. Nuk është vetëm faji i pushtimit ushtarak. Qyteti ishte i ndarë që nga gjysma e dytë e Tetëqindës, kohë kur fuqitë evropiane rizbuluan në zemër të Perandorisë dekadente otomane, vlerën e tij simbolike dhe gjeopolitike. Investuan para dhe kulturë, dërguan misionarë dhe arkeologë, spiunë dhe tregtarë, ndërtuan kisha dhe vendbanime. Secila, Rusia dhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe, për llogari të vet dhe kundër të tjerëve; kaq shumë enklava të vogla

E pamundur ta bashkosh, e pamundur ta ndash. Mbetet vetëm të shpresojmë për ndërhyrjen e të Plotfuqishmit, por edhe ai mund të hiqet mënjanë, për shkak të tepricës së emocioneve dhe interpretimeve të njerëzve. Thuhet se në qershor të vitit 1967, Moshe Dayan, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Izraelit, u bëri kolegëve në qeveri pyetjen: “A kemi vërtet nevojë për këtë Vatikan?” Ai e kishte fjalën për Qytetin e Vjetër dhe kilometrin katror, ku vendet e shenjta të tre monoteizmave janë të përqendruara në Jerusalem.

Vetë kryeministri Levi Eshkol hezitoi para se të jepte urdhrin për të pushtuar atë pjesë toke. Atë që ndodhi e dimë: është histori. Por edhe në vitin 1993, Shimon Peres, atëherë ministër i jashtëm dhe arkitekt i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë, mes Izraelit dhe Organizatës Çlirimtare të Palestinës, i pyetur nga reporteri i “L’Espresso” se çfarë duhej bërë me kilometrin katror, ku ndodhen Mali i Tempullit, Murit i Lotëve dhe kisha e Varrit të Shenjtë, tha: “Ne duhet t’ia transferojmë sovranitetin Perëndisë.” Ai donte të thoshte: ndonjëherë arsyeja duhet t’i dorëzohet simboleve.

E lehtë ta thuash, vetëm se njerëzit, pothuaj 900 mijë banorët e atij që Donald Trumpi ka njohur si kryeqytet të shtetit hebraik, duke u vënë kundër botës mbarë, jetojnë jo vetëm me simbole dhe ëndra shpengimi (viti i ardhshëm në Jeruzalem do të thotë viti i ardhshëm i Mesias). Realiteti i qytetit të zgjedhur si banesë e Zotit është i përbërë nga ndarje dhe konflikte. Që nga struktura e tij Jeruzalemi, më shumë se një aglomerat urban (një shesh, një qendër pushteti shekullore dhe një spirituale, rrugë tregtare dhe vendbanime), është jë tërësi ishujsh dhe enklavash: secila me zakonet e veta dhe në luftë me të tjerat. Nuk është vetëm faji i pushtimit ushtarak. Qyteti ishte i ndarë që nga gjysma e dytë e Tetëqindës, kohë kur fuqitë evropiane rizbuluan në zemër të Perandorisë dekadente otomane, vlerën e tij simbolike dhe gjeopolitike. Investuan para dhe kulturë, dërguan misionarë dhe arkeologë, spiunë dhe tregtarë, ndërtuan kisha dhe vendbanime. Secila, Rusia dhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe, për llogari të vet dhe kundër të tjerëve; kaq shumë enklava të vogla. Dhe sipas librit të Vincent Lemire, “Jeruzalemi: Historia e qytetit-botë”, edhe gjatë luftës së vitit 1948, si udhëheqësit hebrenj, ashtu edhe ata arabë synonin ndarjen e qytetit, dhe jo pushtet mbi gjithë Jeruzalemin. Përfundoi me dëbimin e hebrenjve nga lagja e tyre në Qytetin e Vjetër, dhe me eksodin e palestinezëve nga pjesa perëndimore. Nëntëmbëdhjetë vjet pas atij konflikti, në vitin 1967, izraelitët pushtuan të gjithë qytetin. Zgjeruan kufijtë, përfshinë mbi njëzetë fshatra dhe qyteza palestineze. Rrafshuan shtëpitë përpara Murit të Lotëve, për ta bërë atë vend të denjë për statusin e qendrës së eksperiencës spirituale hebraike. Gjithë këto duken të mirëqena e të qarta, por nuk ishte dhe nuk është: për sionistët nga fundi i Tetëqindës dhe deri në vitet shtatëdhjetë të Nëntëqindës, Jeruzalemi ishte një thirrje romantike; praktika spirituale ishte tjetërkund, në kubbutz-e dhe në brigjet e Mesdheut, në Tel Avivin e ri dhe modern. E dinin që Jeruzalemi ndan dhe nuk bashkon, sepse ai flet për të kaluarën dhe jo për të ardhmen. E thoshte Meron Benvenisti, nënkryetar bashkie, njeri i paqes, i ngarkuar në vitet gjashtëdhjetë për të integruar dy pjesët krysore, dhe deri atëherë të ndara të qytetit, atë Perëndimore të banuar nga izraelitët dhe atë Lindore të populluar nga palestinezët.

Por konflikti nuk ka vetëm karakter kombëtar; edhe shumica hebraike (dy të tretat e popullsisë) është e ndarë në brendësi të saj. Ka lagje ku ortodoksia është ligj: burra të ndarë nga gratë; nuk ka veshje të shkurtëra; rrugë ku një zonjë laike rrezikon të fyhet rëndë. Dhe për pjesën tjetër – një tjetër anomali e qytetit – në politikën lokale shumë njerëz të majtë mbështesin kryebashkiakun aktual, Nir Barakat, i cili është i djathtë. E bëjnë për të frenuar ofensivën e fondamentalistëve fetarë hebrenj.

Pastaj janë banorët palestinezë: të lirë të lëvizin në Shtetin e Izraelit, por pa nënshtetësi. Atmosfera në lagjet e tyre nuk është e ndryshme nga ajo në Ramallah apo në Nablus, zemra e Cisjordanisë. Jeruzalemi lindor mund të jetë ndoshta pjesë e Shtetit hebraik, por i ngjan më shumë një qyteti të Autonomisë palestineze.

Dhe për të kuptuar se sa ndan Jeruzalemi, mjafton të mendojmë se çelësat e Kishës së Varrit të Shenjtë janë në duart e një familje myslimane; një masë për të bërë të padëmshëm një tjetër konflikt; atë mes emërtimeve të krishtera për kontrollin e vendit ku u varros Jezusi. / Përgatiti në shqip: Bota.al

3 Comments

  1. mos i ndani gjerat ne pamundesi dhe interes ,por te mundeshme permes drejtesis hakut mbasi njerzit e bene te tille gjendjen dhe po njerzit mund ta ndreqin

  2. Historia e njerezimit eshte e mbushur me luftera e konfrontime me pasoja tragjike. Fatkeqesisht, edhe doktrinat fetare qe ne themel te tyre kane bashkejetesen e paqen, jane bere shkak per te kunderten. Perplasjet e dhuneshme me pasoja zhvendosje te medha popullsishe , luftera, genocide, eksode “biblike” e viktima milioneshe.
    Eshte teper e veshtire sot qe te vendosesh “drejtesine” duke zhbere padrejtesite e disa shekujve.
    Ajo qe mund e duhet te behet, eshte gjetja e rrugeve per te zvogeluar urrejtjet e ndasite mbi baza fetare te disa miliardave te nje feje me miliardat e ndonje feje tjeter.
    Jeruzalemi mund te ishte nje qytet simbolik ku mund te bashkejetojne ne paqe tre religjione duke u bere nje shembull per te gjitha rajonet e konflikteve fetare e aty nuk ka sepse te eksperimentohet me dhune nje kryeqytet i njeanshem hebre.

  3. eullubilahi mine shejtani rraxhimi bismilahi rrahmeni rrahimi,sot bota po matet me te verteten ,nje sprove e malle qe duhet te tregohemi te matur te gjith,ku nga kjo sprove te kemi gjith dobi dhe jo dem,cdo banore i tokes e ka brxh te bejet ndihmes dhe plotesues me mundesite aftesite ne cdo nivel qe eshte qofte dhe nje fjale te mire ne dobine njerzore ,duke vene ne peshore ,mire me pergjegjesi ,perpara zotit qe ajo fjale dhe veprim eshte i dobishem per te gjith dhe nuk demton asken sepse drejtesia haku e verteta ,nuk nxjerr asken te humbur por gjith krenare dhe te shpetuar ,,sepse ai qe krijoj gjithcka e ka krijuar ne menyre precize me hak ,jeten sprove mes se mires dhe se keqes ,mes urtesise dhe gabimit mes faljes dhe hakmarrjes mes suksesit dhe humbjes mes pendimit dhe meshires mes tolerances faljes ,mes urrejtjes dhe dashurise mes dituris dhe paditurise ku nga padituria ,dobesia egoja ,solli shpalljet njepasnje me dituri urtesi dhe zgjillje plot shprese dhe gjalleri per njerezit,nese dikush grabit te drejten dikujt nuk eshte vetem e drejta e grabitur sa eshte kostoja dhe demi qe i ka sjellur ,ne kohe brezave xheneratave te tera,nese njerzit rregullohen me te drejta dhe pajtohen permes meshires tolerances faljes mirkuptimit faljes se demeve sepse demet demtuesi nuk mund ti cdemtoje as me veten e tije jome pasurin qe ka ,,por cfar ndolle ,demtuesi clirohet nga ngarkesa pergjegjsise ,dhe i demtuar clirohet nga kostoja padrejtesise ,po tek zoti cila eshte gjendja tyre ,si i demtuar si demtuesi nese i kthehen meshires se zotit ,keta llogariten te meshiruar, sipas ullzimit zotit,kjo eshte drejtesia balances sipas ligjeve te zotit kur palet vendosin ndjeshmerin e meshires dhe faljes ndaj njeri tjetrit permes meshires se zotit ,ky eshte perkufizimi i grades se larte te besimit dhe meshires njerzore ndaj njeri ,tjetrit , ka dhe me poshte dhe me dobet se kaq si veprime dhe te drejta ka lejuar vetmbrojtjen ,hakmarrjen ne te njejten mase kerkimin e cdemtimit plus te drejten keta hyn tek haku dhe askush ska te drejte te flase ne emrin e hakut te tjetrit qe te marre persiper gjynahet ,eshte interesante ti kuptosh mprehtesine dhe gjeresin dhe detajosh hakun apo mundesin qe perfitojne te gjith ,po zhvendosi arsyen ne diten e dhogarise ,kushdo qe i ka bere padrejtesi dikujte ne kete bote ,ne diten e dhogarise i demtuari ,ka te drejte qe te padrejtit ti marre gjitha sevapet dhe keshtu ai rrezohet per ne zjarr i padrejti,por cfar ndolle ,thirret nje ze dhe thot ,falni njeri tjetrin dhe me meshiren e zotit futuni ne xhehnet,behet pyetja vall krijuesi jone ,nuk e din qe ka gjynahqare qe sduhen falur ,e din ,por duke pare qe zoti ka meshiren me te malle se urrejtjen per ropet e vet, ai deshiron ti meshirojne ,te gjith nese ato meshirojne njeri tjetrin ,te gjitha keto shprehje jan te mbeshtetura ne hadithe dhe ajete mbasi zoti te verteten ne pergjithesi dhe cdo detaj ne vecanti e qartesoj ne ajete dhe hadithe por dhe krijim por dhe ne zhvillim gjallerin e jetes ,po sjell nje hadith te bukur profetik kuptimin per nje person qe kishte bere ibadet allurim te zotit ,per nje kohe shum te gjate,dhe ne diten e llogarise ,zoti i mallerishem ,i thot me meshiren time futu ne xhehnet ,personi i kerkon te hyje sipas allurimit mbasi mendon se perfiton shperblim me shume ,dhe zoti urdheron meleket peshojani allurimin e tije me vleren e njerit sy ne shikim ,si miresi e imja ndaj tije ,dhe del me e malle miresia e zotit qe ja kishte lluruar sesa allurimi tije ndaj zotit dhe pastaj i thot o zot me co ne xhehnet me meshiren tene ,zoti urdheron cojeni robin tim me meshiren time ne xhehnet,,ne jemi njerez shum te dobet dhe teper te gabushem dhe te pamundeshem nga egoja per te gjetur balancen qe te gjitheve na mundeson ,por kete e mundesojne vetem dietaret permes renditjes se pozicionit dhe pretendimit duke e matur me te verteten hakun dhe dhene mendimin per pelqim te tjereve si zgjillje ,te drejten e percaktoj zoti ajo nuk falet as tjetersohet sepse tek e drejta njeriu ka cdo zgjillje te tijen dhe pasardhesve te tije,,ajo qe eshte e diskutueshme ,me menyrat e perfitimit tek zoti eshte moshakmarrja gjat periulles se padrejtesise e cdo gje qe i perket mirkuptimit pajtimit marrveshjeve mes paleve,keto jane ceshtje qe te gjitha me durim meshire dhe urtesi dietaret jua vene gjitheve mbi tavoline ,dalim tek nje pike ekstreme e nxehte ,dhe papajtushmerie apo irritimi ,ceshtja shpalljeve qe perfundon me permblelljen e shpalljeve zhvillimit shkencore faktet dhe pretendimet,,kete pike baze kendveshtimit te permblelljes se shpalljeve ,duke vene njeriun me egon perball shpalljeve dhe pretendimeve tona tani njeri me i mire dhe tjetri me i dobet ,njeri me i drejte apo tjetri i padrejte ,prerazi jam me kete mendim nuk duhet te sjellim diten e llogaris ne kete bote ate ta leme atehere kur ka cakun dhe ati qe i takon,sepse nese pretendojme padrejtesi ndershekullore nga njerezit ,nese kjo ekziston ,ato breza i perkasin gjykimit te zotit jan pran zotit te tyre ,duhet te bindemi qe jeta eshte sprove per cdo gjenerate ,mes se mires dhe se keqes nga te njejtat ligje ,dhe matemi nga e verteta ne balance ,dhe keto gjenerata qe aktualisht ndollemi ne kete gjalleri jete bashkohas te keti shekulli te vendosim ,marrveshje mirkuptimi duke ndar problemet dhe pranuar zgjilljet jo permes interesave akuzave perplasjeve por permes te vertetes meshires tolerances mirkuptimit ,te shfrytezojme do mundesi qe varet ne doren tone njerzore ,qe askush te mos ndjehet i tepert dhe as i pavlere por sejcili me te drejten dhe hakun qe i takon dhe ti kthehemi pergjegjsive te vertetes per mendime fjale dhe vepra te mira allurimin e zotit ,qe aq sa zoti te na mundesojne jeten ne toke ne te jetojme me meshire dhe miresi ndaj njeritjetrit dhe ishalla edhe zoti mallerishem zbret meshiren dhe faljen nder ne ,komenti merr vleren e duhur vetem mbasi te shikohet permirsohet nga dietaret ,ne menyre te qete sipas ullzimit te zotit ,mbasi un kam folur duke u mbeshtetur ne pergjithes nga cfar mbaj mend nga kurani dhe syneti ,por ne islame mendimi unik vjen vetem pasi merr formen e konsultimit ne unitet ,keshtu ishte urdheri profetik dhe kjo eshte deshmi e qarte qe ska me te derguar me shpallje dhe se sipas shpalljes permblellese duke u bere gjith ndihmes dhe plotesues me urtesi te madhe mbeshtetur nje per nje tek e verteta jan ne gjendje te japin mendimin perfundimtare qe sjell vetem dobi per palet ,,iden ne grup mendimi e quaj urtesi ne kete baze mbeshtetje ,duke pare kuranin universi ne forme te shkruajtur sic e quajn dietaret ,krijesat dhe zhvillimi procesi shkurter apo gjate i zhvillimit njerzore,ku nje krijes ka lillje me gjitha krijesat dhe anasjelltasme krijuesin ligjet e tije ,por ne kete konteks po te shohim konceptin gjuhesore ,ne lillje me ligjet dhe gjallesat ne procesin e zhvillimit kan gjeresi te malle diturie dhe konceptimi ,dhe keshtu qe gjith e kemi kuranin dhe librin e synetit ne dore por nuk dime ti trajtojme si duhet problemin ,edhe pse i kemi zgjilljet ,pse ndoll dituria eshte ta njohesh dicka por urtesia eshte tia gjeshe vendin ,qe te kete sukses tregimin e hakut meshires tolerance problemit njohjen e sencit njerzore ligjet e zotit praktikat zhvillimet sukseset ,ku dola ne renditje drejtesi padrejtesi pastert elementet formues dhe karakteret duke percaktuar drejtesin me veprim dhe gjeresi ne detaje ,sekses dobi zgjillje ,hadith profetik cdo gje eshte me goditjen e pare pastaj eshte me veshtire,,,ku kjo hapesire ka ajete kuranore dhe hadithe profetike per cdo detaj ,e kunderta e kesaje padrejtesia me gjeresin e vet ajetet dhe hadithet qe i perkasin dhe karakteristikat qe ka,pastaj mes te dyjave ne perqasjen dhe komunikimin ndernjerzore ,vlerat meshira toleranca mirkuptimi falja ,keta jan sukses marrveshjet ,gjitha keto i pershkruva si ide vijimi per tu pare analizuar dhe marre dobi per palet qe u interesojne nese dikush paraqet interese ,un e shoh dobi per cdo pale ,sepse nese duam te bindim nje njeri qe ben padrejtesi thelbi i bindjes eshte jovetem dobi e njeaneshme sepse perfiton edhe ai ,duke u cliruar dhe larguar nga e keqa humbja ndeshkimi zotit perplasja shkatrrimi ,duke kaluar ne paqe mundesi te tjera qe perseri eshte i fituar dhe me i qete brenda hapsira qe jep aftesia merita mermes drejtesie ,,un keshtu ne balance ne cdo pikpamje shoh dhe te drejten shpetuese per te gjith bile me te sigurte me te qarte me te sukseseshme deshirat ne drejtesi sesa ne padrejtesi per njeriun ,por mund te mos pritet idealja ,por te pakten marrveshje per te drejtat njerzore duhet kene dhe respektim te tyre ,e nese njerzit kerkojn drejtesin te verteten me meshiren bindjen e tyre eshte dobi miresi shpetim per to,,e kunderta e ketyre mosbindja perplasjet shkatrrimet dihet qe me pergjegjsi tek zoti ngarkon ato qe i sjellin ,te gjith jemi kalimtare dhe ashtu sic erdhem nga zoti pacmangeshem te gjith ati do ti kthehemi per tu llogaritur per te fituar apo humbur ishalla sejcili qe nga kjo mundesi e kesaj bote qe si jepet me perscakton veten me mendimet fjalet dhe veprat e tije ,te percaktohet qe kur te shkojne pran zotit te tije te dale i meshiruar, un kaq njoh te mire dhe po kaq me gjith fuqin e meshires dhe shpirtit e ndava me te gjith falnerimi i takon vetem te mallit zot qe me mundesoj te rrallis keto shprehje ,paqa dhe meshira tije qofte mbi muhamedin ,a,s familjen dhe shoket e tije gjith pasuesit e rruges se tije, shpresoj qe ne kete bote te ndolle me e mira qartesia gjalleria shpresa shpetimi ,[paqa ]njerzore ,permes te drejtes dhe urtesise ne domosdosheri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu