• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Pse Brukseli i foli Ramës dhe Zaevit me të njëjtën gjuhë

Lajme, Të fundit

Në takimin e djeshëm me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev ne Bruksel, Presidenti i Komisionit Europian, Jucker, Eurokomisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtë të BE, Mogherini, përdorën retorikë të ngjashme me atë të përdorur edhe ndaj qeverisë së Shqipërisë së Edi Ramës një ditë më parë.

Pavarësisht se situata politike dallon mes vendeve, zyrtarët e lartë europianë japin të njëjtat mesazhe, por me fjali të ndërtuara ndryshe.

Krahasimet e deklaratave, Exit.al i nis me atë të Presidentit të KE-së, Juncker gjatë konferencës së djeshme me Zaevin u shpreh se:

“Maqedonia ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe BE inkurajon vendin që të vazhdojë në këtë rrugë. Edhe pse është takimi i parë [me Zaev], e di që ky është fillimi i një miqësie të mrekullueshme.”

Në konferencën për shtyp me Kryeministrin Rama, më 5 dhjetor, u shpreh se:

“Unë i jam i impresionuar nga progresi dhe mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për hapjen e negociatave në BE. Nëse vazhdojnë reformat për gjashtë muajt e ardhshëm do të jemi pranë rekomadimit për integrimin e Shqipërisë në BE.”

Federica Mogherini u shpreh në deklaratën për shtyp së bashku me Zoran Zaev, se “Viti i ardhshëm do të jetë një mundësi unike për vendin dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të përparuar në rrugën e integrimit të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet të vazhdojë me reformat dhe të mbështetet në hapat pozitivë që tashmë janë hedhur”, duke përdorur kështu të njëjtat fjalë si në konferencën me Ramën.

“Është kënaqësi për mua të mirëpres përsëri Kryeministrin Rama në një moment që është veçanërisht i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria, nën udhëheqjen e tij, ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në reformën e drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit — një punë që ne e mbështesim dhe që duhet të vazhdojë. Kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm në procesin e integrimit evropian.” – u shpreh Mogherini.

Më pas Johannes Hahn inkurajoi Zaevin të bashkëpunojë me opozitën e ish-kryeministrit Gruevski në mënyrë që debatet mes tyre të mos dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Të njëjtën retorikë për të nxitur bashkëpunim mes palëve, eurokomisioneri e ka theksuar shpesh dhe në fjalimet për Shqipërinë. Për shembull, më 26 gusht 2017 gjatë takimit joformal me krerët e vendeve të Ballkanit zhvilluar në Shqipëri, Komisioneri Hahn inkurajoi Edi Rama të bashkëpunojë me opozitën për të ecur përpara me reformat, ose një rast tjetër ku nëpërmjet Twitter-it, Hahn shprehej se mbështeste të gjitha iniciativat për dialog politik, në interes të Shqipërisë.

2 Comments

  1. deri tash qelbesirat nje miljon mogerini,vllahutin,mao lu ce dun,koqianqiq,junker etj se bashku me ruqin,ramen,xhafin i qinin ne byth e goj,tash kan filluat te i qijn ne vesh e sy.rama paska ber arritje kunder droges.si ti thuash hitleri ka pastrur boten,stalini e enveri.por qfare te ben kur ke derra,gica,ktymba qenefi etj per popull.

  2. Oo gazetar,
    E lexova artikullin nga germa e pare tek e fundit, e gjekundi nuk e gjeta ‘Pse’ ne qe zotrote ve ne titull. Te ka humbur gjysma e tekstit, apo rruges nderrove mendje e e le ‘Pse’ne per njehere tjeter?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu