• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Pse nuk mund të zgjidhet kryeprokurori me shumicë të thjeshtë

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi deklaroi se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pasi kjo nuk është e shkruar në Kushtetutë. Sipas kryetares së LSI-së, çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament.

Kryemadhi shtoi se Edi Rama kërcënoi hapur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian kur u shpreh se Shqipëria ka dhe opsione të tjera, siç janë Kina dhe Rusia.

“Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament. Situata sot në sistemin e drejtësisë, alarmante. Duhet të vendosim një standard dhe jo dy standarde. Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë vetëm një standard dhe jo dy standarde. Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – u shpreh Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *