• |
ide | kryesore

Basha u përgjigjet ambasadorëve: Unë di ta lexoj Kushtetutën

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar qëndrimin e shprehur nga ambasadorët e BE dhe SHBA se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga parlamenti aktual. Basha thotë Kushtetutën e Shqipërisë mund ta lexojnë të gjithë, por interpretimi i saj nuk është detyrë as e ambasadave dhe as e misioneve që ndihmojnë institucionet shqiptare si Euralius dhe OPDAT.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush” – tha Basha në një intervistë për “Të Paekspozuarit”.

A do të ulet ai në një tryezë me Ramën për të zgjidhur këtë ngërç? Basha është i prerë dhe refuzues.

“Nuk ka asnjë shpresë që unë të ulem me Ramën në këtë lëmsh antikushtetues. Vendi është në krizë politike, institucionale, politike, sigurie dhe stabiliteti. Paratë e drogës po hyjnë në ekonomi duke blerë koncesione dhe duke marrë investime. Kjo është një krizë totale dhe ky thotë “hajde ulemi të gjithë”. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të caktohet nga asnjë parti politike. Prokurori i ri mund të vijë nëpërmjet Vetingut. Ai nuk mund të jetë një lepurush që del nga kapelja e Ramës” – e mbylli Basha.©LAPSI.al

1 Comment

  1. keshtu duhet folur qoi ne rrot te mao ce dunit e titos lu e vllahutin.keta qelbesira kineze e serbo ruse dojn ligj me na ber.i ka zen kanabisi i habilajve dhe balilit.pasi e kapen ramen,tahirin tash luajn koqe e zhele,jo ambasador por jan leshko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu