• |
ide | kryesore

Manjani kritika Lu-së dhe Vlahutin: Në çdo shtet normal do ishin shpallur non-grata

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një vend normal, diplomatët do të ishin shpallur non grata. Kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin, lidhur me qëndrimin e tyre për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Manjani shprehet se Lu dhe Vlahutin nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit shqiptar, dhe që më pak të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës.

Lu dhe Vlahutin mbështetën vlerësimin e Euraliusit dhe Opdatit, sipas të cilëve për të zgjedhur kryeprokurorin e përkohshëm mjafton edhe një shumicë prej 36 votash.

Opozita është shprehur kategorikisht kundër emërimit të një kryeprokurori me kaq pak vota, pasi sipas tyre, do të përdoret nga mazhoranca për të mbyllur dosjet e nxehta të muajve të fundit, si të Habilajve, Tahirit dhe Vangjush Dakos.

POSTIMI:

Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë! 

ylli manjani ne twiiter



3 Comments

  1. cfar vlere ka nje klase politike 100vjet shtet ,me padrejtesi te theksuar grabitje pronash krim te organizuar mashtrim dhe korrupsion ndaj popullit te vet e kan zhytur popullin ne borxhe papunsi pazhvillim pa aftesi poformim ,sejcili lufton per vete dhe pushtetin e tije duke e braktisur popullin krejtesisht tani qe e shohin qe ne tregun e politikes hyn te njejte konkurrent nderkombetare flasin shum mir shqip,un flas si njeri i thjeshte per mua cili do pushtues te kishte ardhur ne kete vend me mizorisht se keta nuk do kishin ullhequr ,e mbajti anglia honkongun per 100vite ,e zhvilloj dhe pasuroj po keta na grabiten prona dhe cdo mundesi ,na cuamn me poshte se xeroja,po cme hyn ne pun mua tani kush sundon luja ,apo trumpi ,apo kushdo un skam chumi me shum shpresa eshte te fitoj,maci komunizmi kishte ne themel varferin ekstreme dhe ky parim na ndoqi per 100vite ,duke na lene te krahasuar me vendet afrikane apo ndonje krahin te varfer indiane,po sa jan si un ,po sa jan qe kan nderruar emrin shtetesin per nje vize apo pasaporte greke bullgare serbe maqedone vetem te ikin nga ky vend per nje cope buk ,akoma se keni kuptuar cfar na keni bere dhe ne cfar telashi keni futur bashkombasit tuaj ,si mund tu votojme si mund tu degjojme si mund tu ndjekim pase kur te gjith na mashtruat pafundesisht ,tek asnjeri nga ju totalisht nuk mund te besohet se ju permirsoni zhvilloni ,apo zgjillni problemet tona ,perderi sa kohen e kishit te mjaftueshme te gjith qe premtimet ti kishit bere ralitet,ju vecse problemet na i keni shtuar duke na fundosur gjithnje si me porosi kjo nuk ishte e drejt ishalla zoti e ndane gjithcka me drejtesin e tije

  2. Ambasadoret duhet te largohen nga shqiprija, ata jo vetem jane non grata, por duhet te dalin para drejtesis (nese drejtesi ka) . Por ju Ylli qe sigurisht po shkruani, po denonconi, nuk mjafton me kaq, duhet te reagoni, mbidhuni te gjithe jo si politikan, por si njeres qe e doni vendin tuaj dhe dergoni nje peticion ambasadoreve, mblidhuni para ambasadave te tyre , reagoni jo vetem me denoncime por dhe me menyre te tjera demokratike.

  3. Po mor Po!! Ambasadoret nuk marrin vesh! Merr vesh Lul Qafoku per te rregulluar Shqiperine!! PO mor Yll qe na ndriçon!! ‘Rrofsh e qofsh!’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *