• |
ide | kryesore

Martese në horizont për Selenan dhe Justin

Paparazzi, Slider



Selena Gomez dhe Justin Bieber duket se janë bërë për njëri-tjetrin sepse janë rikthyer sërish bashkë. Këtë herë ata kanë zgjedhur të qëndrojnë më të rezervuar sa i përket jetës së tyre private. Megjithatë  nuk i shpëtojnë dot vëmëndjes së gazetarëve. Në një situatë paksa të sikletshme është vënë së fundmi edhe këngëtari i cili teksa  ishte drejtuar për tek makina e tij, një gazetar i TMZ i ka bërë pyetjen që të gjithë prisnin:“Justin, a do t’i propozosh Selena-s për martesë?”- u pyet ai.Edhe pse Justin nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, shprehja e tij e fytyrës i tha të gjitha.  Një buzëqeshje titpike e atyre që janë të dashuruar kokë e këmbë. “E shoh atë buzëqeshje! Ju jeni vërtetë një çift i bukur”, ishte përgjigjia e gazetarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *