• |
ide | kryesore

Një ditë pas takimit me Ramën, jep dorëheqjen kryeministrja e Polonisë

Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Polonisë Beata Szydło ka dhënë dorëheqjen. Ajo e njoftoi këtë largim me një postim në rrjetet sociale duke falënderuar popullin e saj për detyrën që i dhanë 2 vjet më parë. Ajo është larguar edhe si kryetar e partisë së saj. Vendin e kryeministrit pritet ta marrë ministri i financave.

A ka lidhje ky lajm me shqiptarët? E vetmja koicidencë është se dorëheqja e saj vjen një ditë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në ditën e fundit si kryeministre e Polonisë ajo i premtoi Ramës mbështetje për integrimin dhe hapjen e negociatave, premtim që tashmë nuk mund ta mbajë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *