• |
ide | kryesore

Partia Socialiste nis punën për zëvëndësimin e Adriatik Llallës

Lajme, Të fundit



Ka nisur në Komisionin e Ligjeve procedura për emërimin e një Prokurori të ri të përkohshëm në krye të organit të akuzës. Deputeti socialist, Ulsi Manja tha se mandati i Adriatik Llallës mbaroi sot në datën 7 dhjetor dhe zëvëndësuesi i tij do të jetë një prokuror me eksperiencë. Edi Rama i ka dërguar një propozim publik Lulzim Bashës që ta zgjedhin bashkë me konsensus kryeprokurorin e ri, por në përgjgijen e Partisë Demokratike u rreshtuan një sërë argumentash dhe ligjesh që e ndalojnë zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Opozita kërkon me ngulm ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që më pas do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nën hetim ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri që akuzohet për trafik narkotikësh. Në një dosje të prokurorisë janë po ashtu përgjimet e Vangjush Dakos, që dyshohet se ka biseduar me disa trafikantë droge,ndërsa së fundmi prokuroria ka arrestuar disa familjarë të ish zyrtarëve të Bashkisë së Kavajës për tjetërsim pronash në bregdet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *