• |
ide | kryesore

Pas Donald Lu, edhe Vllahutin i jep të drejtë Edi Ramës për prokurorin e ri

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste duket se ka të gjithë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, qoftë edhe me 36 vota. Pas Donald Lu-së, mbështetja i ka ardhur nga Romana Vlahutin.
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”- thuhet ne reagimin e Bashkimit Europian.
Dy misionet e asistencës të cilët citon Vllahutin i hapën rrugë zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm me shumicë të thjeshtë në parlament.
Opozita nga ana tjetër kërkon respektimin e Kushtetutës, pra ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që më pas do të emërojë kryeprokurorin. KLP mbahet i bllokuar për shkak se ende nuk është zgjedhur anëtari i 11 nga shoqëria civile.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Po ambasadori amerikan qe doli edhe ne protesta pro-veting dhe per reforma te thella ne drejtesi, iu kundervu njerezve qe nuk e donin vetingun se bashku me Vllahutinken, sot na qenka kunder vetingut???!!! E kuptoni sa popull budalla jemi? Edhe delet kane me shume tru dhe mendojne me shume se shqiptaret. Rrofte Reforma ne Drejtesi qe lindi e vdekur, rrofte populli shqiptar qe i besoi reformes duke pritur te ndryshojne gjerat, rrofte ambasadori amerikan dhe ambasadoresha e BE-se qe luftojne korrupsionin ne menyre shume rigoroze ….

  2. po ket shtrig sllave e mao LU ce dunin frroku e roshi,doshi e prenga,balili e ruqi,xhafa e habilajt naten e perdorin per leter higjenike siq perdorin ramen e tahirin diten.lul basha duhet ti qoj ne qenef negjmije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *