• |
ide | kryesore

Vlonjatët revoltohen me kryebashkiakun, policia e merr në mbrojtje (VIDEO)

Kryesore

Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës priste ta falenderonin në Novoselë, kur u shkoi banorëve të përmbytur me makarona, sheqer dhe miell. Në vend të kësaj, u përball me irritimin e vlonjatëve që i kërkuan llogari për përmbytjet që përsëriten vit pas viti në Vlorë. Madje kryebashkiaku u gjend në një situatë të vështirë, kur u rrethua nga banorët e zonës që i bërtisnin në fytyrë duke i kërkuar të mos i gënjente me makarona.

Që në fillim të takimit, vlonjatët ia bënë të qartë Lelit se donin pastrimin e kanaleve kulluese, thellimin e lumi dhe marrjen e masave që përmbytjet të mos përsëriteshin. Në videon që ka siguruar Lapsi.al duket se përgjigjet arrogante të Dritan Lelit, ndonjëherë edhe fyese e kanë acaruar situatën. Banorët akuzuan direkt Kryetarin e Bashkisë se ishin pikërisht njerëzit që e shoqëronin atë që kishin ndërtuar shtëpitë mbi kolektor dhe kishin bllokuar kanalet kulluese.

Situata është tensionuar deri në pikën që Dritan Leli e ka parë të arsyeshme ta mbyllë gojën dhe të mos i përgjigjet më banorëve, duke menduar se do të ishte më mirë që të ikte nga takimi. Në momentin që u largua, pranë tij u afruan dy policë, që i qëndruan pranë për çdo të papritur. Shikoni videon me poshte…©Lapsi.al

7 Comments

  1. Te gjithe keta qe flasin sikur ju ka hyre k… ne b… kane ndertuar shtepite prane lumit ne tokat bujqesore qe eshte kryekeput e palejueshme. Toka bujqesore jepet per tu mbjell me kultura bujqesore dhe nuk eshte truall per shtepite.

  2. Dmth, ky ka marre token e tjetrit (7501) per te cilen shoqeria shqipetare po paguan akoma pronaret e vjeter me taksa, ka ndertuar aty ku nuk lejohej dhe ka demtuar token bujqesore, pastaj ka vjedhur drita e uje per vite, tani kerkon te mendojme per te ndaluar lumin per te…edhe me ulerima…Vetem ne Shqiperi te pafytyret mund te kerkojne te padrejten kaq pa teklif…

    1. Jo, ka marre token me tapi sic ja ka dhene shteti dhe ka ndertuar e ka jetuar ne rregull per shume kohe. Kur shteti ka shkuar te beje rruget 20 vjet me vone, nuk ka bere kanalizime dhe e ka permbytur.

      1. Toka blihet, nuk ta jep kush…Apo jeni mesuar me qylin..Token e kane zene me force…Ate toke po e blejme ne qe po paguajme ish-pronaret per llogari te ketyre…Tani shoqeria po ju paguan edhe rrugen, dritat dhe ujin dhe kanalizimet…per ndertimet e paautorizuara ne vende te papershtatshme…dava qelbesirash..me mire te mbyllin gojen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu