• |
ide | kryesore

Priebe: Vettingu është vonuar, nuk mund të parashikohet hapja e negociatave

Lajme, Të fundit



Hapja e negociata nuk mund të parashikohet, pasi gjithçka do të varet nga reformat. Proçesi i vetingut është vonuar së tepërmi. Kështu shprehet ish-drejtori për Ballkanin në BE, Reinhard Priebe.

“Ka qenë një hap i madh përpara dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë në vitin 2014. Është normale që vendi juaj me padurim pret hapjen e negociatave. Unë mendoj që është pak herët të parashikojmë çfarë do të ndodhë me këtë çështje në verën e vitit që vjen. Si ju e dini do të ndodhin zhvillime të rëndësishme në BE. Në Gjermani qeveria e re pritet të krijohet, nuk dihen zhvillimet me Brexit prandaj është e vështirë të parashikohet”, u shpreh Priebe për Klanplus.

Duke komentuar reformën në drejtësi, ai shtoi se reforma në drejtesi është një proçes transformues i sistemit aktual.

“Sa më shumë vite kohë të marrë proçesi i zgjerimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera aq më shumë njerëzit këtu janë bindur se sa esenciale është ndërtimi i një drejtësie të pavarur dhe funksionale për demokracinë në vend. Është me rëndësi që të shpejtohet proçesi i vetingu që është vonuar në mënyrë të konsiderueshme deri tani”, u shpreh Priebe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *