• |
ide | kryesore

PS voton për kryeprokurorin e ri dhe shpall opozitën antiamerikane

Lajme, Të fundit



Pjesëmarrja në diskutimet për prokurorin e përkohshëm, që mund të zgjidhet edhe me 36 votat e Partisë Socialiste, e bën Ulsi Manjën të ndjehet një qytetar proamerikan dhe proeuropian. Ndjenjat properëndimore të Manjës duket se u frymëzuan deklaratave të Lu dhe Vlahutin që nxitën votimin e një prokurori të ri të përkohshëm në parlament, por që bien ndesh me qëndrimet e opozitës.
Në momentin që deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lëshoi një fjali bombastike duke i shpallur deputetët e PD-së “antiamerikanë” dhe “antieuropianë”.
“Kta për hallet që kanë, janë gati të bëhen antiamerikanë dhe antieuropianë” u shpreh Ulsi Manja, kur pa se salla e komisionit mbeti gjysëm bosh. Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri u miratua me votat e socialistëve.© Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *