• |
ide | kryesore

Shikoni se si e presin në Greqi presidentin turk Erdogan (Fotot)

Lajme, Të fundit



Presidenti i Turqisë Rexhep T. Erdogan, ka mbërritur në Athinë mëngjesin e sotëm, ku do të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë të vendit. Erdogan është  ftuar nga homologu i tij grek Prokopis Pavlopoulos, të cilin do ta takojë rreth orës 12, pasi të vendosë një kurorë me lule në monumentin e “Ushtarit të panjohur” para Parlamentit grek.

Më pas, rreth orës 13:30 ai do të takohet me kryeministrin Tsipras, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi pak para orës 15. “Kjo vizitë është një mundësi për të bërë hapa përpara në miqësinë midis dy vendeve”, ka deklaruar kryeministri Tsipras.

Qeveria greke synon në këtë vizitë të presidentit turk të mbajë të hapura urat e komunikimit me fqinjin e saj, duke marrë edhe një rol negociues midis Turqisë dhe BE-së, në një periudhë kur shumë qeveri europiane shprehen kundër integrimit të Ankarasë në BE.

Gjithashtu, Athina kërkon përveç zgjidhjes së çështjes qipriote, edhe një bashkëpunim të ngushtë për krizën e refugjatëve, si dhe për marrëdhëniet ekonomike. Programi i presidentit turk përmban edhe takimin me udhëheqësin e opozitës, Mitsotakis, si dhe një darkë zyrtare mbrëmjen e së enjtes nga homologu i tij grek Pavlopoulos. Të premten, Erdogan viziton krahinën verilindore të Trakës, ku jeton pakica myslimane në Greqi.



1 Comment

  1. ..nuk eshte here e pare qe Erdogan shkon ne Athine..Ai ka qene edhe gjate nje samiti mbi ndryshimet klimatike nw 2010-2011……edhe atehere masat ishin ekstreme,….me lufteanije prane hotelit ku ishte samiti….thjesht gazetaret duhet te thellohen pak me shume…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *