• |
ide | kryesore

Shpërthim me bombë në komisariatin e policisë në Romë

Planet



Një bombë artizanale është hedhur dhe ka shpërthyer në orën 05.30 të mëngjesit të sotëm në komisariatin e Polcisë pranë zonës San Giovanni në Romë.

Nga shpërthimi i bombës janë shkaktuar dëme portës kryesore të komisariatit të Policisë si dhe automjeteve të parkuara aty pranë. Nuk pati persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur kreu i forcave të Policisë së Romës Gjenerali Antonio de Vita.

Prokuroria e Romës ka nisur procesin hetimor për zbardhjen e ngjarjes duke marrë nën kontroll të gjitha telekamerat e sigurisë pranë komisariatit të policisë si dhe të zonës përreth.

Reparti investigativ i Policisë së Romës në bashkëpunim me repartin e forcave speciale po hetojnë mbi këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *