• |
ide | kryesore

Vëmendja e operacioneve plastike zhvendoset nga gjoksi dhe vithet

Paparazzi, Slider

Një prirje e re e kirurgjisë plastike po përhapet në Hollywood, ndërsa femrat vazhdojnë përpjekjen e tyre të pandërprerë për përsosmëri.“Thighlighting” quhet trendi i ri i operacioneve që sipas kirurgëve,  përfshin procedurat kozmetike që kryejnë pacientët që kërkojnë këmbë të holla si Bella Hadid dhe Jennifer Lopez.“Thighlighting” u jep femrave këmbë më të tonifikuara edhe pse mund të përfshijë një numër të madh operacionesh të dhimbshme.Ndërkohë që procedurat e ndryshme të kryera zakonisht përshtaten me kërkesën e pacientit, “thighlighting” mund të përfshijë një konturimin të kofshëve të brendshme dhe të jashtme dhe liposuction (thithje të dhjamit).Sipas kirurgut plastik, Dr Gabriel Chiu, kjo është një prirje që është frymëzuar nga yjet si Angelina Jolie dhe Kendall Jenner, të cilat vazhdimisht ekspozojnë këmbët e tonifikuara.Ndaj, standardet për idealet joreale të trupit janë rritur dhe femrat po kërkojnë gjithnjë e më shumë këmbë të holla dhe të tonifikuara.“Gjatë disa viteve të fundit, më shumë gra janë fokusuar në shfaqjen e këmbëve të tyre. Kur konturohet saktë, forma e kofshëve ndihmon në zgjatjen e këmbëve, duke krijuar një siluetë të dëshirueshme”, tha ai për The Independent.“Këmbët duken më gjata dhe trupi si një i tërë duket më i mprehtë”.

Close up of a woman’s thigh with liposuction markings

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu