• |
ide | kryesore

Xhafaj i ‘premton’ komisionerit Hahn: Në 2018-n nuk do jemi në listën e vendeve që kultivojnë kanabis

Lajme, Të fundit



Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Ministri Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të punës së Ministrisë së Brendshme, në këtë mandat qeverisës. Ministri nënvizoi se janë marrë që tani masat për 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë.

Një vend të rëndësishëm në bisedën mes palëve, zuri njohja me Planin e Veprimit, Operacioni “Forca e Ligjit”, duke u ndaluar në elementë të tij, çfarë përfaqëson dhe si do të zbatohet. Ministri pohoi se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Ai veçoi ndihmën e ekspertëve të huaj të atashuar në Task Forcën Speciale. Zoti Xhafaj informoi Komisionerin për procesin e Vettingut që do të kryhet në Policinë e Shtetit.



5 Comments

  1. Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe emigrantet. Sa mire qe shteti jone po ecen perpara, na ben krenar cdo dite e me shume

  2. Me ato ca shikojme dhe prekim perdite di te them qe realisht jemi futur ne vallen e vendeve europiane dhe nuk mund te quhemi me vend i dores se tret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *