• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, LSI: Skandal, janë të korruptuar

Lajme, Të fundit



Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama e cilëson skandal zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas tij, jo vetëm u zgjodhën në kundërshtim me Kushtetutën por janë edhe të korruptuar dhe injorantë.

Shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) – SKANDAL:
Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!
Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë! Reforma në Drejtësi e kompromentuar!’ – shkruan Luan Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *