• |
ide | kryesore

Berisha u drejtohet të rinjve: Vetëm kjo sallë do të mjaftonte për të hedhur në Lanë këtë qeveri

Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka risjellë në vëmendje kujtimet e tij mbi ngjarjen e madhe të 8 dhjetorit të 1990, ku Lëvizja Studentore e asaj kohe shembi rëgjimin e egër komunist. Në një fjalim plot emocione ish-kryeministri Berisha tha se ishte guximi i atyre studentëve që solli demokracinë në vend.

Teksa bëri një krahasim të asaj kohe me ditët e sotme, Berisha e cilësoi qeverinë ‘Rama 2’ kërcënim serioz për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të pranishëm që të ngrihen kundër. Ai tha se do mjaftonin të rinjtë të pranishëm në sallë që qeveria e sotme të hidhej në lumin e Lanës.

Jam i bindur se ju e doni vendin dhe në idealet tuaja keni një Shqipëri më të bukur se ajo që mund të ekzistojë. Ju dëshironi që fuqitë tuaja t’ja kushtoni këtij vendi. Por sot ku jemi? Përveç viteve të zeza të diktaturës, kurrë s’kemi qenë në këtë gjendje. Çdo ditë lexoni mediat, çdo ditë kronika negative për Shqipërinë; Kanabistan, narkotshteti. Po ndërtohet narkoshteti. Se ministri i Brendshëm bën narkoshtetin, kryeministri është vëllai i Kazajt. A është i implikuar Rama? Patjetër që po. Vetëm kjo sallë do të mjaftonte për të hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata”, – tha Berisha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *