Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Rripin e Gazës mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë në Izrael, pasi presidenti Donald Trump vendosi të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Ushtarët izraelitë kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë, ndërsa protestat janë shtrirë në Bangladesh, Malajzi, Indonezi dhe Kashmir.
Ushtria konfirmoi se kishte qëlluar dy njerëz përgjatë kufirit Izrael-Palestinë, duke i akuzuar ata se ishin ‘nxitësit kryesorë’ të trazirave të dhunshme.
Protestuesit kanë hedhur gurë mbi trupat izraelite, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me plumba gome. Mësohet se turma të mëdha njerëzish u mblodhën jashtë xhamisë së Al Aqsa të Jerusalemit.