• |
ide | kryesore

Mbledhja e qeverisë në Shkodër, Rama shpall Thethin zonë historike

Lajme, Të fundit



Edi Rama u shpreh se një nga vendimet që u mor në mbledhjen e qeverisë sot në Shkodër ishte shpallja e Thethit zonë historike.

“Kemi miratuar vendimin për shpalljen e zonës historike të Thethit dhe zonës rreth saj në një zonë mbrojtur. Ky vendim ka qenë një zotim në fushatë dhe tani fillon rruga për Thethin. Është miratuar dhe rregullorja për këtë zonë historike për ta mbrojtur.” – u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se ditën e nesërme do të hartohet edhe plani turistik dhe i zhvillimit të zonës së Alpeve.

“Nesër do të bëjmë dhe planin turistik dhe të zhvillimit të qëndrueshme të Alpeve.” – u shpreh Rama. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *