• |
ide | kryesore

Shpërthim në dyqanin në Fushë-Krujë, policia në kërkim të autorëve

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme në ora 1 të mëngjesit, muri i një dyqani është shpërthyer me lëndë plasëse, në Fushë-Krujë. Mësohet dyqani ishte në pronësi të 36-vjeçarit me inicialet E.Xh., banues në Fushë-Krujë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk është përcaktuar se çfarë lënde plasëse u përdor për shpërthimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *