• |
ide | kryesore

Stonoi në “Këngë Magjike”, Fifi ka një shpjegim

Paparazzi, Slider



Pritshmëritë për performancën live të kësaj kënge në natën e parë gjysmëfinale ishin të shumta.Ama, emocionet bëjën të veten dhe Fifi nuk arriti të jepte më të mirën e saj në skenë e për këtë ka reaguar në një status në Instagram.“Unë i lexoj komentet, rrallë më ikën ndonjë koment!”, – shkruan Fifi. “Ai qiell në skenë që kisha nuk ishin thjesht drita, ishin ca yje që merrnin frymë dhe që po ndjenin këngën time në çdo frymë sikurse unë.”Më pas, ajo vazhdon: “Unë e di që s’kam kënduar ashtu siç e meriton ‘Zhurma’ të këndohet dhe që kam zhgënjyer shumë njerëz, edhe ato më të dashurit e mi, po emocionin që kam përjetuar s’do ta ndërroja me asnjë gjë, madje as me ato nota që kam bërë gabim. Por një gjë ta keni të sigurt, që po shkova në finale do t’ju nderoj. Ps. më ra mësysh se nuk ka mundësi”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *