• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë thanë për Ramën, Meta dhe Berisha në Pallatin e Brigadave

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë takuar mbrëmjen e së premtes në një ceremoni të organizuar nga kreu i shtetit me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Të dy ata kanë trokitur gotat dhe kanë shkëmbyer disa batuta mes tyre.

Sipas asaj që shkruan syri.net që citon dëshmitarë okularë, dialogu ka qenë pak a shumë i tillë:
Berisha: “Eh! Çfarë koincidence fatale. Para 27 vitesh studentet i fishkëllyen Adil Çarçanit. Sot fiks në të njëjtën orë studentët i fishkëllyen Edi Ramës. Besoj se e more vesh?”.
Meta: “Unë di që qeveria është në punë dhe po punon”.
Berisha: “Eh! Rinia mendon se duhet të fishkëllehet. Ishte gjë shumë e bukur”. 

Berisha iu referua një ngjarjeje që ndodhur gjatë paradites në një takim të kryeministrit Rama me nxënës të shkollave profesionale që ka dalë nga kontrolli i kreut të qeverisë. Një grup të rinjsh nisën të fishkëllenin duke bërë që Rama tu kërkojë të dalin jashtë dhe “të cicërojnë nëpër pemë”.  ©LAPSI.al



1 Comment

  1. cdo njeri apo grup njerzish ,kerkojne ne jeten e tyre ate cfar ,kan grumbulluar ne shpirte ta bejne ralitet,eshte pjese e mundesise se deshires egos por kur vjen puna per ta bere ralitet gjerat ndryshojne ne raport me tjeret,sejcili mund te deshirojne te kene gjithcka te tijen ,fantazojne por per te arritur suksese ka rregull ligje drejtesi,ndoshta ndonjeri dhe deshiron te fluturoje si zogu por nuk ka krahe eshte njeri jo zog,zogu u krijua ndryshe ne ndryshe ,ndoshta ,deshiron dikush ta ndezim maqinen pa,karburant por nuk ndizet sepse ustaj e beri te punojne me karburant ,dhe keshtu si njerez te ngrate humbim kohe fuqi duke harxhuar dhe humbur dhe duke mos arritur kurr ate cfar deshirojme sepse deshirat jan tonat dhe raliteti ndollet ne duart e atije qe e krijoj gjithcka ,e per te arritur deshirat ai qe na krijoj dergoj ullzimin e tije per te na njohur me dobit sukseset , deshirat shpetimin por ne ende po mbeshtetemi tek egoja jone dobesia ,duke qendruar ne te njejtin ralitet humbje zhgenjim deshperim pasiguri problematika ,dhe ndeshkim ,nese logjikojme pak kush na e ka fajin per sejcilin vetja vet ,ku sipas pozicionit shoqerore po ngarkohemi me pergjegjesi pepara robit dhe zotit, gjitha mundesit meshiren miresite e tije zoti mallerishem ndaj nesh tashme i ka plotesuar perse ne behemi armiku vetvetes zoti nuk na ka faj,perderi sa ngado keshillohemi per mire dhe per tu ndaluar nga e keqa padrejtesia tashme nese tjeret nuk na respektojne duan ndjekin pas ,apo na urrejne erdhi koha te vlersojme ralitetin ndajme problemin dhe pranojme orientimin rregullin e jetes se sipas punes vjen shperblimi haku ,cfar te mbjellim do korrim ,nese sna pelqen ky rendiment ,ka shteg tjeter qe eshte me i mire se ky perseri njerz jemi ne sollem ket ralitet me padrejtesi dhe po ne mund te pranojme nje rrug tjeter me te mire te kunderten e saje me drejtesi,koha plotson kuptimin ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *