• |
ide | kryesore

Atentati ndaj vëllait të Arben Ndokës, policia shoqëron disa persona për ngjarjen

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës vijon hetimet intensivisht nën udhëheqjen e prokurorit për zbardhjen e ekzekutimit të Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur provat e para, bëhet fjalë për 14 gëzhoja automatiku që janë gjetur rreth e rrotull makinës. Po kështu mësohet se Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Pranë vendit ku ndodhi krimi janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve. Mësohet se banesa e viktimës nuk ka pasur kamera sigurie të vendosura.

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka u ekzekutua në një pritë pranë banesës rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.



1 Comment

  1. se si jan keta QELBESIRAT e rames deri ne qeliz te felliqur,i kan edhe vllezrit,qunat ter kriminel,ju kujtohet quni i ruqit qe vrau me vetur nje person,po ashtu te namik dokle,te liza gjuvanit,bijet e enverit,bab ,nip,daj ,vella ter fisi i kristaq rames .te flloqur bastard,kokpalare vrases,nuk ju kujtohet babai i tahirit bashkimi se bashku me nenen trafikant ilaqesh,i biri saje qorri trafikant kanabisi.qelbesiristan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *