• |
ide | kryesore

Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan nga shembja e një masivi shkëmbor

Lajme, Të fundit



Një masiv shkëmbor është shkëputur nga skarpati anësor duke bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Masivi shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Mamël.

Rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes nga Elbasani në Tiranë ndërsa Tiranë-Tunel i Krrabës-Elbasan është e qarkullueshme. Nga Elbasani në Tiranë, lëvizja e mjeteve bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”.

Megjithëse ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 deri tani nuk ka asnjë masë për evadimin e gurëve të rënë në trasenë e rrugës në Mamël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *