• |
ide | kryesore

Ekzekutohet para shtëpisë vëllai i Arben Ndokës

Kryesore



Lezha u trondit sot nga një atentat mafioz i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Vëllai i ish deputetit socialist, Arben Ndoka, u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij.

Sipas policisë ekzekutimi i Aleksandër Ndokës ndodhi në orën 04:25 në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Trupin e pajetë në makinën e tij e gjetën familjarët. Grupi hetimor ka nisur të mbledhë informacione nga banorët e zonës. Të dhënat paraprake thonë se ata nuk kanë dëgjuar krisma. Mënyra e ekzekutimit të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me një ekzekutim tipik të tipit mafioz.

Sidoqoftë hetimet vazhdojnë. Prokuroria është fokusuar në disa pista. Ndoka ka qenë në Prokurori për t’u pyetur, çka do të thotë se e ka pasur një çështje të hapur. Policia ndërkohë ka ngritur postblloqe në pikat kryesore të qytetit dhe zonës përreth, si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Forcat speciale janë vendosur në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit, si dhe po ushtrojnë kontrolle. Trupi i pajetë i pajetë i Aleksandër Ndokës u gjet në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. Ai është qëlluar përpara derës së shtëpisë së tij. 48-vjeçari ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës, ndërsa vëllai Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit dy vjet më parë për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Për të u zbulua e shkuara kriminale.

©LAPSI.al



4 Comments

  1. filloj ram qelbesira e saje kalbesir qorri te zhduk deshmitaret dhe shoket e krimit.kur me kriminel e nis atje e pefundon.ter ata thas droge e shitu e vetem edvin e olsi me gregor ramen pasurohen,kur vetem gramoz ruqi e xhafa ndaj pogaqen punet pa tjeter shkojn keshtu.ne shesh duhet vatur ter familja hogja me negjmien,ruqin,gjinushin,pezat,gjelil e ilir gjona,sulo bushata,ilir beqja e ter shpurra komuniste stalin.

  2. “Vellai i Arben Ndokes”!Po kush ishte Arben Ndoka? Nje cope malok me precedent penal jashte vendit qe Rama e beri Deputet (hapu dhe e fute brenda)! Prandaj u quajt Aleanca e Qelbesirave.

  3. Meqe ka qene figure publike do ishte e udhes te pasqyrohej pasuria e tij e vene nder vite, kjo mund te hidhte shume drite mbi shkakun e vrasjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *