• |
ide | kryesore

PD zbardh raportin e Europol: Droga, Tahiri, Habilajt, Xhafaj dhe Dako pengojnë negociatat me BE

Lajme, Të fundit



PD flet sërish për çështjen e drogës. Nga selia blu, ka qenë deputeti Enkelejd Alibeaj ai që ka dalë në një deklaratë për media dhe ka dhënë detaje nga raporti i fundit i Europol.

Alibeaj shprehet se Europol e konfirmoi se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të kanabisit në Bashkimin Europian.

Alibeaj vazhdon duke thënë se Shqipëria mund të ishte një vend mikpritës i biznesit, si dhe një negociator për anëtarësim në BE, por në fakt është shndërruar në një burim droge.

Raporti i Europol thotë se:

  1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro,
  2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale,
  3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe
  4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur.

Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës. Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në Bashkimin Europian janë arsyeja kryesore që Shqipërisë i mohohet prej tre vjetësh hapja e negociatave. Vendet e Bashkimit Europian po e thonë fare qartë se nuk do t’i hapin negociatat, nëse në Shqipëri nuk shkatërron organizatat kriminale të trafikut dhe nese nuk nxirren para drejtësisë politikanët që e lejuan dhe bashkëpunuan me krimin. Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.​” – tha ndër të tjera Alibeaj.

 



4 Comments

  1. O zoti alibeaj po si mund te te besoj ty une kur ti pagove per 5 grosh kosovaret e fierit per nje vote. Je manipulartor i papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *