• |
ide | kryesore

VIDEO/ Maskat grabisin marketin, policia arreston pijanecin që mori një shishe raki

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e pazakontë ndodhi 4 ditë më parë në qytetin e Sarandës. Një market ushqimor u grabit dhe policia arrestoi një 48-vjeçar si autor të ngjarjes. Sipas policisë, Leonard Dano, banues në Sarandë ka thyer portën prej xhami të marketit dhe ka vjedhur paketa cigaresh, 12 mijë lekë, 350 euro si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkoolike.

Por, sipas pamjeve te kamerave te sigurisë të publikuara nga portali Saranda Web në Facebook duket qartë se në market kanë hyrë dhe kanë vjedhur 2 persona të tjerë më parë, ndërsa Leonard Dano është futur 1 orë më pas vjedhjes. Personi i arrestuar është i alkoolizuar dhe ka hyrë në market 1 orë pasi hajdutët ishin larguar. Nga pamjet e kamerave duket se 48 vjeçari i dehur ka hyrë dhe ka marrë vetëm një shishe pije alkoolike.

Kjo nuk e ka penguar gjykatën e Sarandës të caktojë ndaj Leonard Danos masën e sigurisë ”Arrest me burg”. Nëna e Leonard Danos kërkoi që djali të lirohet, pasi ka marrë vetëm një shishe raki, ndërsa ishin të tjerë ata që grabitën marketin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *