• |
ide | kryesore

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj Ndokës, autorët i zunë pritë, nuk e lanë të dilte nga makina

Lajme, Të fundit



Në orën e para të ditës së sotme u vra para shtëpisë së tij Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputeti të PS-së, Arben Ndoka. Ndërkohë zbardhet dinamika e ekzekutimit mafioz të Ndokës në Lezhë. Autorët e vrasjes e kanë pritur pranë shtëpisë së tij, pas një muri të vjetër gjysmë të shembur dhe nuk i kanë dhënë kohë as të zbriste nga makina. Në trupin e viktimës janë zbrazur 9 deri 11 plumba, çka tregon se shpëtimi për 48-vjeçarin ka qenë i pamundur.

Në vendngjarje janë gjetur plot 14 plumba , prova e vetme kjo e siguruar deri më tani, pasi autorët kanë ikur pa lënë gjurmë. Aleksandër Ndoka kishte tentuar të hapte derën e makinës, por në moment vrasësit kanë zbrazur armët duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i të ndjerit tani ndodhet në morg dhe pritet të dalë edhe raporti i plotë i mjekësisë ligjore, për të konkluzione më të saktë e zyrtare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *