• |
ide | kryesore

43 kg drogë në makinë, heshtin trafikantët shqiptarë në Itali

Lajme, Të fundit



Më 6 dhjetor dy shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar në parkingun e një qendre tregtare në Pordeone, pasi në makinën e tyre kishin 43 kilogram marijuanë.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Arkid Sakiu, banues në Tagliamento dhe bashkëmoshatarin e tij Gramoz Ismailaj, banues në Savona.

Nga arrestimi e deri dalja në gjyq ditën e djeshme, asnjë nga të arrestuarit, as shqiptarët dhe as italianët, nuk ka thënë asnjë fjalë për sasinë e drogës në makinë. Sipas mediave italiane, kjo e vështirëson punën për zbulimin e rolit të secilit dhe dënimi përkatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *