• |
ide | kryesore

Pjanic flet për përplasjen me Alegrin pas zëvendësimit

Sport



“Thjesht dola nga fusha. Nuk ndodhi asgjë. Doja të dilja sa më shpejt për të bërë zëvendësimin dhe kaq. Nuk pati asnjë problem. Nuk kishte asgjë për të sqaruar me trajnerin. Ishte një zëvendësim normal që e kisha kërkuar unë. Në dhomat e zhveshjes ishim të zhgënjyer pasi deshëm ta fitonim këtë ndeshje dhe e meritonim fitoren”.

Këto janë fjalët e Miralem Pjanic në mikrofonin e “Premium Sport” pas pakënaqësisë me trajnerin Allegri pasi ai e zëvendësoi.
Ndërsa trajneri Allegri pas ndeshjes tha: “Doli i nevrikosur nga fusha? Të them të vërtetën ishte ai që më kërkoi zëvendësim. Kishte një dhimbje muskulore”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *