• |
ide | kryesore

VIDEO/ Grushta dhe shqelma arbitrit në Këlcyrë për një penallti

F1, Sport



Sërish dhunë në futbollin shqiptar. Pamjet që vijnë nga ndeshja e Kategorisë së Dytë, Përmeti – Këlcyra janë shokuese. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 82-të pasi lojtarët vendas i janë vërsulur me grushta dhe shqelma gjyqtarit fierak Alvi Paco. Gjithçka ka filluar pas një penalltie të akorduar nga arbitri, në favor të ekipit të Përmetit.

Kundërshtimet e lojtarëve kanë degjeneruar në dhunë. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen, por loja nuk ka rifilluar. Mësohet se disa nga lojtarët janë shoqëruar në komisariat pas ndeshjes. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Keto jane nga ato klubet qe skane lidhje fare me futbollin. Jane sa per te dhene voten per presidencen e FSHF prandaj jane ende ne kampionat. Ne kete rast jane njesoj me Tiranen, Partizanin, Vloren, Korcen. Keta me mire te organizohen ne kampionate kalcetoje lokale. Te argetohen aty, te kenaqen, te rrifen sa te duan dhe si te duan. Por kur kemi organizma drejtuese futbolli te tilla normal qe te tilla gjera do presesh

  2. Po fajin e ka shteti. Pse paska imunitet futbullisti brenda fushes dhe nuk penalizohet siukrse edhe nje njeri normal qe rreh dike ne rruge. Nese do te rrihte me shqelma dhe grushta ne rruge anuk do te arestohej? keshtu merri prej lesh koke keta qurashe te papjekur dhe futi brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *