• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohen fjalët nën zë që Buffon i tha drejtorit të Interit para ndeshjes

Sport



Përpara ndeshjes Juventus-Inter, Gigi Buffon është “përgjuar” duke folur me Piero Ausilio, drejtorin sportiv të klubit zikaltër. Pamjet janë transmetuar nga Premium Sport duke përfituar edhe nga gafa e portierit të kampionëve të Italisë që e mbante dorën në anën tjetër.

Duke përkthyer lëvizjen e buzëve gazetarët italianë kanë zbuluar disa batuta të Buffon që thotë se ndihet ende i rëndësishëm te skuadra e tij. “Ndihem ende i rëndësishëm. Ndoshta e shtyj edhe një vit pensionin, por kjo mbetet në dorën e klubit” – mësohet të ketë thënë portieri italian. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *