• |
ide | kryesore

Debate në Komisionin e Sigurisë, mazhoranca akoma nuk ka një bilanc për përmbytjet

Lajme, Të fundit



Zëvendës Ministri i mbrojtjes Petro Koçi ka raportuar këtë të hënë në komisionin parlamentar të Sigurisë në lidhje me përmbytjet e ndodhura në Shqipëri disa ditë më parë dhe angazhimin e Forcave të Armatosura në aksionet e shpëtimit.

Por seanca është përcjellë me një sërë debatesh, të cilat kanë kulmuar në momentin kur demokratët kanë kërkuar të dinë se sa është dëmi i përllogaritur nga shtetit për shkak të përmbytjeve. Petrot Koçi është shprehur se bilanci ende nuk është bërë, duke lënë kështu të qartë se qeveria ende nuk ka një ide të saktë se kush janë dëmet reale.

Debatet:

Ervin Salianji: Sa është dëmi dhe kostot financiare?

Petro Koçi: Dëmi i harxhuar është një bilanc që do të bëhet në vazhdim. Ndërsa për dëmet e tokave të përmbytura dhe të banesave është një protokoll që ngrihet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *