• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Ndokës, hapet dosja e vrasjes së vitit 2007 për një femër

Lajme, Të fundit



Për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, policia po heton edhe pistën e hakmarrjes mes dy fisesh.

Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur në Lezhë në vitin 2007. Më 29 dhjetor të 2007-ës, Gjergj Ndoka është përballur me një makinë ku udhëtonin Sokol Nikolli dhe Hektor Kola. Personat në makina kanë filluar të qëllojnë njëri-tjetrin me psitoletë. Nga përplasja mes dy fiseve mbeti i vrarë Hektor Kola. Dyshohet se sherri nisi për një femër.

Atëherë, policia arrestoi Gjergji Ndokën dhe Xhevahir Ndokën, vëllain e Alkeksandrit, i cili u ekzekutua në Lezhë 3 ditë më parë.

ReportTv bën me dije se Xhevair Ndoka, pavarësisht se u arrestua në atë kohë si autor i plagosjes, i shpëtoi drejtësisë. Grupi hetimor që ka në dorë vrasjen e Aleksandër Ndokës po heton edhe këtë pistë hakmarrjen e fisit tjetër.

Për këtë arsye do merren në pyetje të afërm të Sokol Nikollit dhe Hektor Kolës, të cilët në vitin 2007 u përplasën me fisin Ndoka.

Deri tani policia ka shoqëruar më shumë se 30 persona për t’i marrë në pyetje, por pjesa më e madhe e tyre janë lënë të lirë.

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. dhe rama ket pis fis te ndokave i merr e i ben deputet,drejtora,e si mos kur esht kryepis i kristaq rames vrasesit te havzi neles e vrasesit dy spiro koleka.si te zgjidhte negjmija tjer pos vrases ,spiun trafikant si ruqi,baba taku,xhafa ,gjelil e ilir gjoni etj qelba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *