• |
ide | kryesore

Flet Olsi Rama: Çfarë do të bëj unë te Partizani

Sport



Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Partizanit.
“Drejtor i Përgjithshëm në klub, do të thotë të merrem me të gjithë aspektet, në anën administrative dhe sportive. Sapo e kam nisur si punë, por të merr shumë kohë”, – deklaroi ai i ftuar në emisionin “Proces Sportiv”.

I pyetur për ndërhyrje të policia për të lejuar hyrjen e tifozëve në stadium në ndeshjen me Teutën, Rama jep këtë përgjigje.

“Nuk ndikova unë te lejimi i hyrjes së tifozëve në stadium. Kam përshtypjen se situata para ndeshjes me Teutën me tifozët ndodhi si rrjedhojë e ngjarjes së një nate më parë në “Asllan Rusi”. Kërkesa për kartë identiteti nuk ishte bërë e ditur një ditë më parë, ndaj kjo e prishi spektaklin. Shqiptarët nuk e kanë për zakon ta mbajnë me vete kartën çdo ditë, ndonëse në Amerikë e mbajnë të gjithë me vete mjetin e identifikimit” – tha Rama.

Objektivat e Partizanit?

“Që Partizani të bëhet ekip i madh duhet të krijojë një akademi funksionale dhe të nisë programimin si klub. Pashë një ndeshje të U-19. Kishte disa lojtarë premtues, por jo të një nivelit për ekipin e parë. Duhet të jemi më shumë krijues talentesh, tu hapim dyert talenteve. Si basketbollist i përkas një brezi ku kishte një rregull që në ekip duhet të kishte me detyrim lojtarë me moshë 18-vjeçare. A do të vijë një bomber? Nuk duam vetëm një bomber. Do ketë më shumë se kaq…” – premton vëllai i kreut të qeverisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *