• |
ide | kryesore

Kandidati për prokuror nuk duhet të kalojë as vetingun, si justifikohen socialistët

Lajme, Të fundit



Zgjedhja e Prokurorit të ri të përkohshëm nga Partia Socialiste po rezulton të jetë një procedurë rutinë për socialistët. Njësoj si për votimin, vetingun dhe kriteret që duhet të plotësojë ky prokuror i ri, duket se të gjitha janë një formalitet. Socialistët nuk i pengon Vetingu në zgjedhjen e prokurorit të ri. Në sqarimet që i bëri grupit të deputetëve socialistë, Ulsi Manja kryetar i Komisionit të Ligjeve e justifikoi në këtë mënyrë çaktivizimin e vetingut për prokurorin e ri: As Kushtetuta, as ligji nuk e ka kriter ndalues moskalimin e vetingut për kandidatin që do zgjidhet si prokuror i përkohshëm, sepse ai është një nga prokurorët e sistemit dhe në momentin që kuvendi do ta kalojë me vendim në atë detyrë, ai do t’i nënshtrohet me përparësi vetingut njëlloj si kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ai i Gjykatës së Lartë.

Të vetmet kritere ligjore që do të duhet të plotësojë prokurori i ri janë të ketë mbaruar shkollën e magjistraturës ose të ketë një gradë shkencore. “Mjafton një jetëshkrim dhe një deklaratë ku shpreh pëlqimin për kandidaturën” u shpreh Ulsi Manja duke dhënë si afat përfundimtar orën 12:00 të ditës së martë.©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *