• |
ide | kryesore

I kërcënoi nënën me thikë, 21-vjeçari merret peng dhe rrihet nga djali i saj

Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar kërcënoi me thikë fqinjen e tij, ndërsa djali i saj më pas e rrëmbeu të riun dhe e rrahu. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ne Babrru të Kamzës.

21-vjeçari M.Gj. i shkoi në shtëpi fqinjes së tij 42-vjeçe dhe duke e kërcënuar me thikë i kërkonte para. Mësohet se ai ishte përdorues droge. 42-vjeçarja pasi ka parë thikën ka thirrur djalin e saj për ndihmë, edhe ky 21 vjeç. Djali i saj, së bashku me dy shokët e tij, rrëmbyen të riun, e futën në bagazhin e një makinë, e dërguan në një bodrum pallati ku edhe e rrahën.

Më pas, 3 të rinjtë e kanë marrë 21-vjeçarin dhe e kanë çuar pranë banesës te babai i tij. Ata i kanë thënë arsyen pse e kanë dhunuar dhe janë larguar, shkruan shqiptarja.com. Por, policia i arrestoi që të katërt.

21-vjeçari M. GJ., akuzohet për kërcënim me thikë, ndërkohë që M. D., dhe dy shokët e tij akuzohen për dhunë dhe heqje e lirisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *