• |
ide | kryesore

Meta për kryeprokurorin e ri: Të zbatohet fryma e kushtetutës, çdo hap i njëanshëm cënon pavarësinë e institucioneve

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar për herë të parë debatin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri gjatë takimit në Tiranë me homologun malazez, Philip Vujanoviç.
Meta u shpreh se zgjedhja e kryeprokurorit të ri është një ekskluzivitet i Kuvendit të Shqipërisë.

Meta shtoi se për këtë rast duhet respektuar Kushtetuta, si dhe për këtë proces të ketë një frymë bashkëpunimi me aktorëve politikë. Presidenti Meta përfundoi duke thënë se çdo hap i njëanshëm nuk do të ndihmonte në pavarësinë e institucioneve dhe rritjen e besimit në institucionet e drejtësisë.

“Për sa i takon çështjes së Prokurorit të ri të përgjithshëm sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë, si president dua të nënvizoj përderisa kemi të bëjmë me një cështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë”, – u shpreh Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *