• |
ide | kryesore

Meta tregon pse nuk e bind Helidon Bendo si drejtues i SHISH

Lajme, Të fundit



Prej më shumë se një muaji në tryezën e Presidentit Ilir Meta qëndron propozimi për të dekretuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Është e qartë se emri që zgjodhi Edi Rama për të zëvëndësuar Visho Ajazi Likën nuk e bind kreun e shtetit. sot kreu i shtetit i tregoi gazetarëve se ku qëndron problem me Helidon Bendon.

“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare” u shpreh Meta, gjatë konferencës së përbashkët me homologun malazez, Filip Vujanoviç.

Pra dyshimet e Metës janë se Bendo nuk do të jetë krejt i pavarur nga Edi Rama gjatë kohës që do të drejtojë SHISH. Për këtë arsye dekreti i emërimit po vonon dhe duket se do të shtyhet ende në kohë, megjithëse de fakto Helidon Bendo është në krye të këtij institucioni që pas largimit të Visho Ajazi Likës.©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *